LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/ Trump dhe Clinton më afër nominimit presidencial

25 Maj 2016, 06:10, Kosova & Bota CNA

Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Washingtonit, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e zotit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik.

Fitorja e zonjës Cinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përket delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Washington nuk ka delegatë.

Megjithatë, zonjës Clinton i mungojnë vetëm 78 delegatë që të sigurojë nominimin demokart për presidencë.

Clinton aktualisht ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë./ Citynews

Lajmet e fundit nga