LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga egjiptianët, tek Majat: Të gjithë shikonin yjet

25 Maj 2016, 20:47, Kuriozitete CNA

Qielli ishte për të lashtët një spektakël ?hyjnor?. Për grekët, për shembull, ishin ?yjet? e Hermesit, Afërditës, Aresit dhe Zeusit (Mërkuri, Venusi, Marsi dhe Jupiteri).

Kudo në botë

Shumë ndërtesa të shenjta ishin projektuar për të qenë të reshtuara sipas yjeve. Mes hipotezave më të fundit, orientimi me pikat kryesore i Piramidave të Gizës mund të jetë llogaritur në bazë të pozicioneve të dy yjeve të Arushës së Madhe, të njohur për egjiptianët.

Në Stonehenge, në Angli, ka nga ata që thonë se tempulli i famshëm megalitik ishte reshtuar sipas lëvizjeve të Hënës, përtej atyre diellore. Në Neëgrange, në Irlandë, në solsticin dimëror drita shkëlqen në korridorin qendror deri në afërsi të një varri. Në Uxmal, qytet i Majave i yucatanit, Pallati i guvernatorit ishte i reshtuar sipas ngjitjes së Venusit, shoqëruar me gjarpërin me pupla, zoti i dijes.

Dëshmia më e lashtë e shkruajtur në lidhje me periodiciteti e fenomenev planetare është një tableë babiloniane dedikuar Venusit (perëndia vendase Ishtari), Tableta e Ammi-Saduqas: tregon shfaqen e parë dhe të fundit të planetit për një periudhë afro 21 vite.

Lajmet e fundit nga