LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Altin Goxhaj denoncon provokimin fetar në Durrës

25 Maj 2016, 20:29, Aktualitet CNA

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj ka denoncuar një provokim fetar që sipas tij Bashkia e Durrësit po i bën dy kominiteteve fetare në qytetin bregdetar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shprehet se projekti i muzeut të Nënë Terezës është vendosur në pronën e Komunitetit Mysliman të Durrësit. Avokati shton se ky fakt mund të sjellë dhe provokojë debat përçarës mes komuniteteve fetare. Goxhaj thekson se e gjitha kjo bëhet për të shmangur vjedhjet e Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ja çfarë shkruan avokati Altin Goxhaj

SKENARI I DEBATIT PERCARES FETAR SI NJE SHKAK I RI PER TE SHMANGUR VEMENDJEN NGA HAJDUTLLIQET DHE PISLLEQET E TYRE!!!
Kjo eshte loja e Gjushit, Rames dhe Rilindjes.
Sajojne nje projekt per muze per Nene Terezen nen xhami dhe ne prone te komunitetit mysliman dhe kshu fillojne debatet.
Provokojne nje debat percares dhe shmangin vemendjen nga hajdutlliqet dhe pislleqet e tyre!

Lajmet e fundit nga