LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-skandali/ Zbardhet dëshmia e vajzës në prokurori

24 Maj 2016, 14:08, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të rënda ka rimarrë në pyetje vajzën 21-vjeçare që filmoi ish-kryebashkiakun e Peshkopisë, Shukri Xhelilin duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Mësohet se në dëshminë e saj, vajza ka qenë e traumatizuar por  i qëndroi kallëzimit ndaj ish-kreut të bashkisë së Dibrës. Ajo i ka thënë hetuesve, se gjithçka e kishte bërë me vetëdije për ta diskredituar Shukri Xhelilin. Kjo sepse  prej muajsh e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social ?Facebook? duke i kërkuar takim.

Vajza ka thënë përpara hetuesve se filmimet i kishte bërë me celular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kart memorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.

Sipas burimeve  nëna e vajzës 21 vjeçare, është pyetur nga hetuesit e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë por që nuk i kishte treguar për filmimin e bërë.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-kreut të bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin e Shukri Xhelilit.

Lajmet e fundit nga