LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taksat e larta, Bashkia e Tiranës rrit me 120% të ardhurat në tremujorin e parë

24 Maj 2016, 16:11, Aktualitet CNA

Teksa ka shumëfishuar disa tarifa vendore, Bashkia e Tiranës ka rritur me 120 për qind të ardhurat për tremujorin e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të 2015-ës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat e grumbulluara nga Bashkia e Tiranës arritën rekordet historike me rreth 2 miliardë lekë në janar-mars, nga vetëm 908 milionë lekë vitin e kaluar (te ardhurat e bashkisë bashke me komunat).

Sipas raportimeve të qeverisë, bashkia më e madhe në vend rezulton të jetë suficitare me mbi 500 milionë lekë pasi shpenzimet për tremujorin e parë kanë qenë 1.4 miliardë lekë ose 40 për qind të totalit te shpenzimeve që kryen të gjitha bashkitë në tremujorin e parë.

Edhe pse qeveria qendrore zeroi taksën mbi biznesin e vogël ketë vit, duke hequr burimin kryesor te të ardhurave për pushtetin vendor, bashkia e Tiranës vuri në funksionon mekanizmin e vet fiskal duke rritur tarifat e shërbimeve.

Kështu taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesit. Për VIP-at ajo është rritur me 260 %. Gjithashtu për herë të parë bizneset paguajnë taksën ekstra për arsimin e cila varion nga 4 mijë në 37 mijë lekë sipas kategorive të biznesit. Kjo taksë paguhet në masën 1800 lekë edhe nga familjet t nëpërmjet faturës së ujit.

Gjithashtu bashkia e Tiranës ka dyfishuar taksën e ndikimit në infrastrukture nga 4% në 8%. Taksa e dyfishuar vjen edhe më rënduar, pa tani vilet me çmimin e shitjes dhe jo mbi koston e ndërtimit. Bizneset në kryeqytet ndodhen në një klimë të rënduar edhe për shkak të luftës antiinfomalitet që nisi vitin e kaluar.
Sipas një raporti të fundit të INSTAT, 5 për qind të bizneseve në Tiranë të drejtuara nga gratë dhe 3 % e bizneseve të drejtuara nga burrat janë mbyllur më 2015./Monitor

Lajmet e fundit nga