LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi me Bashën/ Majko: Bisedë e dobishme, ja për çfarë diskutuam

23 Maj 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka sqaruar takimin me kreun e PD Lulzim Basha, disa ditë më parë në Tiranë.

Gjatë një takimi në Shkodër, ai tha se thënë se kafja me Lulzim Bashën, nuk ka pasur qëllime të tjera, veç Saimitit të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë. Përsa i përket idesë se Majko po kërkon mbështetje për tu bërë President, socialisti tha se takimi nuk kishte qëllimin e ndarjes së posteve.

 ?Nuk pihen kafet, apo nuk është dialogu pronë për të thënë se çfarë do bëhesh apo çfarë posti do marrësh. Janë gjera të natyrshme që ne duhet t?i kthejmë edhe më shumë të natyrshme.  Kur dy politikanë pinë kafe asgjë nuk është jashtë politikës. Por dëshiroj të them se ka qenë bisedë e dobishme sidomos për një aktivitet siç është asambleja e NATO.? tha Majko

Sipas tij, nëse Shqipëria futet në grupin e vendeve të dështuara, nuk do të jetë dështim vetëm për socialistët, por edhe për demokratët dhe për të gjithë. Për këtë arsye ai shprehet se politika  duhet të ketë një reflektim të përbashkët për këtë.

 ?Nëse nuk do të kemi një konkluzion, të cilin unë pak e besoj, pra pak besoj tek kriza, Shqipëria rrezikon të futet ne grupin e vendeve të dështuara dhe kjo nuk do të jetë dështim për socialistët, por një dështim për demokratët dhe për të gjithë. Pikërisht mendoj se janë të gjitha shanset që ne të kemi një reflektim të përbashkët për këtë gjë?, u shpreh Majko.

 

Lajmet e fundit nga