LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet në bastionet e Assadit/ Mbi 100 të vrarë

23 Maj 2016, 09:48, Kosova & Bota CNA

Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se tre shpërthime kanë goditur qytetin Tartus, në bregdetin e Mesdheut.

Katër shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytetin Xhableh, ndërsa disa prej tyre janë shkaktuar nga bomba vetëvrasëse.

Dy qytetet, deri më tani, kanë qenë relativisht të izoluara nga lufta në Siri, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në konflikt, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur./ Citynews

Lajmet e fundit nga