LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 72 orësh, rihapet kufiri Shqipëri-Greqi

23 Maj 2016, 07:17, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm ka rifilluar normalisht puna në pikën kufitare të Kapshticës, pas një ndërprerje 72-orëshe për shkak të grevës së palës greke. Mësohet se pala shqiptare po punon me tre sportele ndërsa pala greke me dy sportele. Nëpunësit e doganave të të gjithë Greqisë nisën të premten një grevë 24-orëshe, e cila u pasua me një grevë tjetër 48-orëshe.

Doganierët grekë kanë përshkallëzuar lëvizjet e tyre në shenjë proteste ndaj projektligjit që kërkon të aprovojë qeveria, për të krijuar një Autoritet të Pavarur për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat.

Ata kërkojnë anulimin e projektligjit për ?Organizimin dhe funksionimin e pikave kufitare tokësore?, si dhe transferimin e mekanizmit të mbledhjes së taksave jashtë Ministrisë së Financave.

Greva shkaktoi probleme në qarkullimin e shtetasve shqiptarë, apo emigrantëve që lëvizin në 4 pikat kufitare me Greqinë: Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat. / Citynews

Lajmet e fundit nga