Connect with Us

Zgjedhjet për kryesinë/ PD: Tentativa për uzurpim të Akademisë së Shkencave, KLSH të nisë verifikimet

Aktualitet

Zgjedhjet për kryesinë/ PD: Tentativa për uzurpim të Akademisë së Shkencave, KLSH të nisë verifikimet

Publikuar

-

Partia Demokratike e ka konsideruar uzurpim të Akademisë së Shkencave procesin e zgjedhjeve për kryesinë e këtij institucioni. Përmes një deklarate për mediat, selia blu shprehet se ajo që po ndodh me Akademinë e Shkencave është e pafalshme dhe e papranueshme. “Prej disa kohësh ndjekim me shqetësim atë që shumëkush e ka quajtur “farsë zgjedhore” për zgjedhjen e kryesisë së komunitetit më të rëndësishëm shkencor në vend. Ajo që po ndodh me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është e pafalshme dhe e papranueshme. Kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendim-marrje demokratike në institucionin që duhet të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.” thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas selisë blu, një pjesë e kryesisë së Akademisë së Shkencave po vepron në mënyrë sovjetike dhe staliniste për të vendosur “vasalë” të pushtetit në këtë institucion.

“Një pjesë e kryesisë së këtij institucioni, në shkelje të plotë të statutit të Akademisë, po vepron në mënyrën më sovjetike dhe staliniste të mundshme, për ti imponuar komunitetit shkencor të Shqipërisë, vendosjen e vasalëve të pushtetit në Olimpin e shkencave shqiptare.Përdorimi i metodave staliniste të votimit, trajtimi i personaliteteve më të larta të shkencës shqiptare sikur të jenë një tufëz bagëtish, është një atentat i tmerrshëm që i bëhet dinjitetit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.” vijon më tej deklarata e selisë blu.

Partia Demokratike bën me dije se nuk janë respektuar kriteret statutore të njoftimit dhe përfshirjes së komunitetit shkencor. Gjithashtu sipas PD-së, nuk janë njoftuar universitetet dhe personalitetet me kontribute në fushën e dijes lidhur me procesin zgjedhor të Akademisë së Shkencave.

“Jo vetëm nuk janë respektuar kriteret statutore të njoftimit dhe përfshirjes së komunitetit shkencor, jo vetëm nuk janë njoftuar universitetet dhe personalitetet me kontribute në fushën e dijes. Ajo që ka ndodhur është kolektivizimi i votës, është kërkesa për votim me zarfe dhe me postë për kryesinë e Akademisë së Shkencave, ajo që ka ndodhur është shkelja e kuorumit dhe e të drejtës së çdo pjesëtari të komunitetit shkencor për të qenë i informuar, prezent dhe pjesëmarrës në përcaktimin e fateve të drejtimit të shkencës shqiptare.

LEXO EDHE:  Leonard Olli jep dorëheqjen nga kreu i këshilltarëve të PD

Ajo që pritet ti shkaktohet Akademisë së Shkencave, ndodh në vazhdën e atentateve ndaj lirisë së vetëadministrimit të institucioneve universitare. Nëse “klubi stalinist” që synon të shkatërrojë demokracinë akademike ia arrin me sukses qëllimit të tij, atëherë çfarë mund ti kërkojmë ne votuesit të zakonshëm shqiptar? Nëse korruptohen proçeset demokratike në majën më të lartë intelektuale shqiptare, si mund të jetë e mendueshme dhe e imagjinueshme që zgjedhjet vendore dhe kombëtare të mos cënohen?” thekson Partia Demokratike.

PD kërkon nga KLSH të nisë procedurën për verifikimin e kritereve statutore për kryesimin e Akademisë së Shkencave.

“Kërkojmë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të nisë procedurën për verifikimin e kritereve statutore për kryesimin e Akademisë së Shkencave. I bëjmë thirrje të gjithë komunitetit akademik, të gjithë mendimit intelektual dhe qytetar të mbështesë të gjithë zërat e lirë që kërkojnë të ruajnë lirinë dhe pavarësinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Larg përdorimit të kësaj kauze për çfarëdolloj përfitimi politik, u bëj thirrje qytetarëve të lirë të këtij vendi të mos pranojnë përjetësimin e stalinizmit, diktaturës dhe klientelizmit në institucionin më të lartë shqiptar të shkencës. Ju sigurojmë se çdo vendimmarrje e padrejtë, antistatutore dhe e jashtëligjshme që synon kontrollin antidemokratik të Akademisë së Shkencave do të marrë nga Partia Demokratike përgjigjen e duhur në mënyrën e duhur.” përfundon deklarata e PD-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Eurodeputetët zbusin “tonet” ndaj Shqipërisë/ Ripublikohet deklarata për “Zgjedhoren” dhe ndryshimet Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Parlamenti Europian ka ripublikuar sot deklaratën e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, ku i kërkojnë maxhorancës që të miratojë pa ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit me argumentin se kjo do të ndihmonte në mbajtjen e konferencës së parë të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, por me një gjuhë më të zbutur se ajo e një dite më parë, e cila u fshi nga faqja.

Tre eurodeputetët kërkojnë nga mazhoranca që të bëjë ndryshimet pa prekur thelbin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Nga deklarata është hequr fraza: Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.

Në vend të saj është shtuar fraza:  Është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje që të mund të mundësojë dialogun mes partive politike në mënyrë që të mbahet konferenca e parë e negociatave për integrimin e vendit në BE. 

Duke nënvizuar se çdo vënd ka të drejtën të përcaktojë vetë sistemin elektoral që do të përdorë sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit të brendshëm.

Megjithatë, sipas eurodeputetëve, është e rendësishme që në këtë drejtim të aplikohen shembujt më të mirë ndërkombëtar dhe që ndryshimet të bëhen në mënyrë transparente dhe të fillojnë të paktën një vit para zgjedhjeve elektorale të planifikuara.

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

LEXO EDHE:  Leonard Olli jep dorëheqjen nga kreu i këshilltarëve të PD

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.

Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe të vazhdojë procesin e integrimit evropian. (U shtua sot sh.r)

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen.”-thuhet në deklaratë./ CNA.al

PE fshin deklaratën e tre eurodeputetëve/ Kërkuan që parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta publikon mesazhin e Kristaq Kumes/ Kërkon takim urgjent me Bashën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot detaje nga një mesazh që pretendon se ka marrë dje në mesnatë nga ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën të ditur se profesor Kume, ka ngritur shqetësimin se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Pas këtij mesazhi, Meta bën të ditur se i ka kërkuar menjëherë takim kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.

Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha “arratiset” sërish

LEXO EDHE:  Leonard Olli jep dorëheqjen nga kreu i këshilltarëve të PD

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.”-shkruan Meta.

Ndërsa më tej ka publikuar edhe një pjesë  të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili thoshte se “Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Boll e lënduat e folët në emër të popullit”/ Mesazhi i fortë i Metës: Secili e cakton vetë fatin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përcejllë sërish sot një mesazh në lidhje me mbajtjen e referedumeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta.

Në këtë mesazh, ai theksoi se kushdo që të flasë në emër të popullit, ka një guxim nga marrëzia.

“Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË!”-shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Pas konflikteve shkrihet PD në Selenicë, baza kalon me LSI (Foto-video nga takimi)

LEXO EDHE:  Lulzim Basha "arratiset" sërish

LEXO TE PLOTE