Connect with Us

Vlorë/ Atentat një personi në lagjen Pavarësia

Aktualitet

Vlorë/ Atentat një personi në lagjen Pavarësia

Publikuar

-

Një atentat ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në lagjen Pavarësia në Vlorë. Burimet paraprake bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur një person.Mësohet se viktima është qëlluar me armë silenciator dhe pistoletë. Ndërkaq raportohet se ai është qëlluar nga dy persona ende të paidentifikuar. Bëhet me dije se viktima kishte disa ditë që kishte dalë nga burgu. Ndërkaq mësohet se identiteti i të plagosurit është A.Sulejmani./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pasagjeria humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e aksidentit/ Në pranga shoferi 32-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Nga aksidenti i dy ditëve më parë në Tiranë, një pasagjere 30-vjeçare humbi jetën tragjikisht.

Sot është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, L.R 32 vjeç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”, gjendet fusha e mbetjeve. Hapësira prej 5 hektarësh,  i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë.

Për disa ditë radhazi qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi toksit, si pasojë e djegies së mbeturinave urbane.

Edhe një ditë më parë në media është raportuar, se qyteti është ende i nxirë edhe pse vatrat e zjarrit ishin të fikuara.

Ndonëse flakën janë shuar, tymi vijon të çlirohet, duke ua pamundësuar jetën banorëve të të Fierit dhe zonave përreth.

Vetëm pasi banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe qyteti u nxi nga bloza, institucionet u kujtuan që të dërgonin eksavatorë dhe kamione të tonazheve të rënda që të punonin për shuarjen e zjarrit dhe më pas për të mbajtur nën kontroll vatrat  që të mos çlirojnë tym.

Në fakt qyteti i Fierit, duhet të kishte inceneratorin, i cili duhej të ishte vënë në funksionim, ashtu siç deklaronte kryeministri Edi Rama, para thuajse një viti.

Në Tetor të vitit 2020, Rama, në emisionin ‘Opinion”, tha se sa i përket inceneratorit të Fierit, nuk ka mbaruar investimi.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna.  Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe.  (Shiko videon ketu).

LEXO EDHE:  Në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet i dënuari për tentativë vrasje

LEXO EDHE:  Në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet i dënuari për tentativë vrasje

Por fundi i 2020-ës erdhi dhe iku, dhe inceneratori nuk është vënë në funksionim, ndonëse janë dhënë  rreth 28 milion euro për të dhe mbeturinat u dogjën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë që Fieri ka nxirë përgjatë gjithë këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka heshtur.

Qytetarët i kanë kërkuar llogari në rrjetin e tij social, teksa poston sukseset e tij.

Shiko Fierin… Për atë tymin e Fierit ke gjë për të thënë, se është një turp aq I mash.. është një vend që s’ka për tu bërë kurrë, digjen plehrat në mes të ditës dhe nuk guxon njeri të dalë dhe të thotë dy fjalë, turp…

Po digjen plehrat , po digjet vendi, keni krhyer vendin në ferrin e vërtetë….”, i shkruajnë disa qytetarë.

Përceç Ramës, për këtë skandal ka heshtur edhe drejtësia./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U sekuestruan armë, fishekë dhe kanabis/ Arrestohen dy shtetas, procedohet kryetari i fshatit

Publikuar

-

Nga

Transportonin në mënyrë të paligjshme emigrantë/ Në pranga tre persona, një 20-vjeçar në kërkim

Është finalizuar me sukses operacioni policor Dobrenja, ku policia në Skrapar ka arrestuar dy shtetas për kultivim kanabisi.

Gjatë opreacionit janë sekuestruar një armë gjahu, disa fishekë dhe fara kanabis. Si rezultat është proceduar penalisht dhe kryetari i fshatit.

Njoftimi i Policisë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit.Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen pesticide kontrabandë në Vlorë/ Në pranga dy persona

LEXO EDHE:  Astrit Patozi jep lajmin e rëndësishëm/Ku do jetë nesër grupi anti-Basha dhe çfarë do diskutohet

Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE