LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tatimet: 16 687 bizneseve debitore do iu bllokohen llogaritë, automjetet dhe pronat

22 Maj 2016, 18:52, Aktualitet CNA

 

16 687 bizneseve debitore do iu bllokohen llogaritë bankare dhe automjetet, pronat e patundshme dhe gurët e çmuar deri në shlyerjen e plotë të borxhit ndaj Drejtorisë së Tatimeve. Ky institucion ka përditësuar listën e subjekteve debitore me barrë siguruese dhe hipotekore nga ku rezulton se për muajin maj në të gjithë vendin janë 16 687 biznese që kanë borxhe ndaj Tatimeve.

Nëse edhe pas kësaj mase ata nuk paguajnë, atëherë pasuritë e tyre do të dalin në shitje. Ndërkohë sipas burimeve nga DPT, gjatë këtij viti do të zhvillohen shumë ankande për shitjen e pasurive të bllokuara me qëllim mbledhjen e detyrimeve dhe shlyerjen e borxhit tatimor.

Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.

Evidentimi i tatimpaguesve të cilët janë subjekt i mbledhjes së borxhit tatimor tashmë është një proces që kryhet automatikisht me vënien në funksionim të sistemit të ri elektronik

Lajmet e fundit nga