LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria, qeveri me emigrantë/ Kryeministri, zv.kryeministri dhe 7 ministra (Ja lista e plotë)

21 Maj 2016, 22:07, Aktualitet CNA

Një pjesë e kabinetit të kryeministrit Rama, rezulton të kenë qenë në emigracion pas viteve 90?. Këtu nuk ka asgjë negative, por ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë edhe një pjesë e kabinetit të Ramës ka qenë jashtë për arsye emigrimi apo punësimi. Këtu nuk bën përjashtim edhe vetë kryeministri.

Shumica e saj ka qenë jashtë vendit pas viteve 90? edhe për shkollim apo studime të ndryshme, por ne po sjellim listën e ministrave të kabinetit Rama, të cilët kanë qenë thjeshtë në emigracion, arsye pune apo si në rastet kur kanë ndjekur bashkëshortët gjatë shkollimit të tyre.

Arben Ahmetaj

Sipas të dhënave dhe deklarimeve të bëra nga vetë ministrave, rezulton se ministri aktual i Financave, Arben Ahmetaj, të ketë qenë për një periudhë gati 6 mujore emigrant në Selanik të Greqisë. Më pas, zoti Ahmetaj duket se ka kryer vit pas viti shkollën në SHBA dhe Rumani.

Lefter Koka

Ministri i Mjedisit, përfaqësues i LSI, ka deklaruar se ka qenë në emigracion në Itali për gati 10 vite me një shkëputje vetëm një vjeçare. Sipas deklarimit të tij, rezulton se ai ka qenë fillimisht emigrant në Trieste të Italisë nga viti 91? deri në 97? dhe më pas në Turi, Bari nga viti 98? deri në vitin 2002.

Lindita Nikolla

Një nga ministret që ka qenë jashtë, pa deklaruar veten si emigrante por si shoqëruese e bashkëshorit të saj, është Lindita Nikolla e cila ka qenë në Francë gjatë vitit 1998. Në formular ajo nuk ka deklaruar nëse ka punuar ose jo gjatë kësaj periudhe. Ajo thjesht ka deklaruar post doktroraturë e bashkëshortit.

Milena Harito

Zonja Harito është ministrja rekord, e cila ka qenë në emigracion për gati 21 vjet, nga janari i 91? deri në shtator të vitit 2012 dhe sipas deklarimit arsyeja nuk është emigrimi, por thuhet për arsye pune. Në fakt, shumica që ikin në emigracion shkojnë për arsye pune.

Milva Ekonomi

Një tjetër ministre e cila ka qenë në emigracion apo jashtë shtetit për punë është Milva Ekonomi. Zonja e emëruar së fundmi në krye të ekonomisë ka qenë për të paktën 6 vite e punësuar në Kosovë, nga marsi i vitit 2007 deri në shtator të vitit 2013.

Mirela Kumbaro

Zonja Kumbaro është një tjetër ministre e cila për një periudhë ka jetuar në Londër të Britanisë. Në fakt, në deklarimin e saj thuhet se ajo ka qenë për të shoqëruar bashkëshortin. Nuk dihet nëse gjatë kohës që ka qendruar, Kumbaro të ketë punuar ose jo në shtetin ishullor, pasi këtë nuk e ka deklaruar në formular.

Mimi Kodheli

Një tjetër person që ka deklaruar se ka qenë në emigracion apo në punësim jashtë Shqipërie, është ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo ka deklaruar një bashkim familjar nga viti 1994 e në vazhdim. Gjithashtu, në formularin e saj të deklarimit thuhet se ajo ka jetuar në një hotel, nga muaji gusht deri në muajin shtator të vitit 2003, për arsye pune.

Niko Peleshi

Zëvendëskryeministri i vendit, Niko Peleshi, deklaron në formularin e tij se për gati dy vite ka qenë emigrant në Mynih të Gjermanisë. Në periudhën tetor 92? deri në prill të vitit 1994 ai deklaron se ka pasur një kontratë pune dhe në formular jep edhe adresat e qëndrimit.

Qeveria e zotit Rama duket të jetë pak qeveri emigrantësh. Janë të paktën 8 ministra, sic e theksuam edhe më lartë, kanë qenë emigrantë ose kanë shkuar për arsye të tjera familjare. Një i tillë ka qenë vetë kryeministri ynë, Edi Rama. Sic shihet në formularin e deklarimit të tij, kryeministri i vendit tonë ka qenë nga vitit 1994 deri në vitin 1998 (data në formular është e korigjuar). Kryeministri na thotë në deklarimin e tij se ka  zhvilluar jetë dhe veprimtari artistike. Në fakt, kjo është ajo cfarë shkruan në letër sepse në shumë prej rrëfimeve të tij ai tregonte se si hante makarona në kampet e refugjatëve në Francë. Adresën e qëndrimit ai e jep thjesht në Francë, pa deklaruar adresën e saktë, ashtu sic kanë bërë vartësit e tij .

Formulari i Ramës mbyll listën e 9 personave të kabinetit qeveritar që kanë qenë emigrantë, që kryesohen nga kryeministri dhe më pas vazhdohet nga zëvendësi i tij dhe 7 ministra./citynews

edi ramaa lefter koka lindita nikollaa milena harito milva ekonomi mimi kodhelii arben ahmetajmirela kumbaro niko peleshii

Lajmet e fundit nga