LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Thaçi shpreh bindjen se edhe opozita do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi

22 Maj 2016, 07:08, Aktualitet CNA

Thaçi ka thënë se beson se i gjithë spektri politik do të votojë pro shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Ai theksoi se pala malazeze e ka ratifikuar demarkacionin me Kosovën ndërsa ka deklaruar se edhe pala kosovare do ta bëjë një gjë të tillë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se pala malazeze tashmë e ka kryer obligimin e vetë në procesin e demarkacionit të kufirit me Kosovën. Thotë se i mbetet Kosovës që sa më shpejtë ta përfundojë këtë çështje.

?Vizita ime nuk ka pasur të bëjë me çështjen e demarkacionit. Mali i Zi ka kryer obligimet e veta të ratifikimeve për demarkacionin ndërsa edhe Kosova do t?i kryejë obligimet e veta para procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se integrimi europian do të bashkojë gjithë spektrin politik kosovarë, shoqërinë civile, mediat dhe gjithë opinionin publik?, tha Thaçi për televizionin publik.

Presidenti gjithashtu tha se raportet e Kosovës me Podgoricën zyrtare janë të shkëlqyera.

?Raportet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera. Nuk kemi ndonjë çështje të hapur?, tha Thaçi./ Citynews

Lajmet e fundit nga