LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet banda e kokainës e drejtuar nga 2 shqiptarë në Greqi

22 Maj 2016, 17:58, Aktualitet CNA

Një bandë që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe drejtohej nga dy shqiptarë është kapur nga policia greke. Burimet bëjnë me dije se pjesë të grupit ishin 11 shtetas grekë, që janë arrestuar pas operacioneve në Arta dhe në Karditsa, ndërsa 9 persona të tjerë janë identifikuar e shpallur në kërkim. Mediat greke raportojnë se trafikantët shpërndanin kokainë në Athinë e disa zona të tjera. Ndërkaq, shqiptarët e moshës 38 dhe 43 vjeç ishin në kontroll furnizimin me drogë dhe transportin e saj në hapësirat e tyre të magazinimit.

Mes anëtarëve të rrjetit, sipas policisë greke, kishte biznesmenë të njohur dhe një grua. Organizata kriminale, të paktën tre muajt e fundit, kishte nxjerrë fitime të shumta. Gjatë kontrollit në banesa dhe mjediset ku mbahej droga, policia gjeti kokainë, kanabis ?çokollatë?, kanabis i papërpunuar, 2 458 euro, 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër peshore precizioni, dy autovetura dhe dy motoçikleta, si dhe 18 aparate telefonash celularë./citynews

 

Lajmet e fundit nga