LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/Heshtja e Lulzim Bashës dhe kostot nga bëmat e Ilir Metës

21 Maj 2016, 10:07, Aktualitet CNA

Kreu demokrat Lulzim Basha, prej disa kohësh ka hequr dorë nga sulmet dhe akuzat ndaj ministrave të Ilir Metës. Gjithçka është drejtuar vetëm tek ministrat e Ramës, a thua se kemi një gjysëm qeveri? Në fakt sulmi do ishte e paplotë pa Metën dhe ?çetën? e tij qeverisëse.

Një histori që fillon si intrigë politike. Fillimisht me fjalët se Rama dhe Basha ishin takuar në Vjenë. Një thashethem që çoi dy aleatët e qeverisë në një përplasje, pasi Meta dyshonte për një marrëveshje të mundshme kundër tij.

Por jo gjithëka u mbyll me kaq. Basha filloi një tjetër veprim politik, prej disa muajsh, asnjë ministër i LSI-së dhe as kreu i saj nuk u sulmuan publikisht. Ose sulmet ishin sa per sy e faqe. Ndonjë denoncim shkaraz dhe asgjë më shumë se kaq. Edhe kur shkonte tek fermerët Basha ?haronte? se këtë ministri e kishte LSI-ja dhe nuk thoshte asnjë fjalë për tenderat dhe skandalet në atë institucion apo dhe gjendjen skandaloze të bujqësisë. E njëjta situatë me rrugët e Haxhinastos, apo skandalin e noterëve të Ylli Manjanit. Pa lënë mënjanë largimin e Nasip Naëos, apo dështimin spektakolar të JKlajda Gjoshës. Vulën ja vuri me një drejtor të LSI-së, trafikant ndërkombëtar droge që ja faturoi direkt Edi Ramës, megjithse ai ishte emëruar nga partia e Metës.

PD-ja dhe Basha nuk sulmojnë dhe nuk godasin Ilir Metën por vetëm Ramën. Në fakt kjo qeveri ka dy ?kamberë? në një derë. Basha kërkon të hyje brenda duke larguar njërin. Në fakt kjo e rrezikon ta ktheje në një ?kamber? të tretë që mund të ngelet tek porta.

Intriga poltike mund të ketë vlerë, por dardha e ka bishtin mbrapa. Dhe faktet flasin vetë.

PD-ja në zgjedhjet e 2013 pari një tkurje e cila vazhdoi edhe në 2015. E vetmja forcë politike që njohu ngritje ishte LSI-ja. Dhe partia e Metës u rrit me votat e PD-së. Partia e ?Rilindasve? të Ramës në 2013 mori po aq mandate sa në 2009, ishte Meta ai të i siguroi mazhorancë kushtetuese në mandate, nëpërmjet votave.

Po aq vota ndoshta dhe më pak ka Rama në 2015, ndërsa Meta është rritur me te paktën 100 mijë vota.

Loja politike e Bashës për të sulmuar vetëm Ramën ka pasoja për PD-në. Votat në 2015 dhe realiteti në terrenin politik e tregon çdo ditë. LSI-ja shtohet me votat e PD-së, Basha vazhdon i bie Ramës, thua se kërkon ta shkrijë partinë me Metën.

LSI-ja rritet dhe forcon strukturat PD-ja tkuret megjithse ka përballë një qeveri skandalesh dhe korrupsioni.

Basha në lojën e tij po le një gjurmë dhe pasoja të rënda në bazë. Votuesit po e shohin Metën si aleatin e Bashës nesër, dhe pjesa pragmatiste e PD-së, por edhe ajo gri e elektoratit e ka më kollaj të zgjedhjë Ilir Metën për nesër, sesa Bashën. Në çdo rast Meta është në qeveri, ndërsa Basha në opozitë. Basha për pushtet sytë i ka nga Meta. Nuk mund ta kesh gjysmën e qeverisë ?armikë? dhe gjysmën ?aleate?. Sepse vret besimin dhe nxjer zbuluar pazaret. Kjo i ka sjellë humbje të besimit në elektorat, duke çuar ujë tek burimi i LSI-së. Po të jesh me Metën as Basha nuk mërzitet dhe PD-ja nuk të sulmon.

Këto përfundime nga zgjedhjësit në bazë vijnë nga sjellja politike e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike e cila një fakt me intrigën e saj në finale ka bërë një autogol që rrezikon ta dobësojë në elektorat. PD dhe Basha nuk mund të heshtin ndaj Metës dhe skandaleve të ministrave të tij.  Pjesë e korrupsionit dhe skandaleve të qeverisë është edhe 30% që ka Meta, për të theksuar se janë edhe më zullumqarë se vetë Rama.

Dëshira për tu treguar i mirë me Metën që të afrohet nesër në qeveri është loje e pastër politike, por rrezikon të cojë PD-në në një rruge pa krye dhe një kosto elektorale të pakorrigjueshme, që Lulzim Basha do e ketë të pamundur ta justifikoje./citynews

Lajmet e fundit nga