LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Perpetuum Nobile/ Nga Edison Ypi

21 Maj 2016, 11:43, Aktualitet CNA

Shqiptarë jeni të dy, por Ju jeni Ju, ai është ai.
Ju jeni Zotni, Bari. Ai është dhen, dhi’, tufë, bagëti, kopè.
Ju j?u dhimset ai, Ju lodheni që ai të mos bëhet tepër i zi, Ju vuani, Ju në burg shkoni, Ju edhe vdisni, që ai të jetojë si njeri. Ai këtë nuk e di, dhe mirë bën që nuk e di.
Ju kohën e matni me dekada, me shekuj. Ai me sot me nesër.
Ai shpesh është faqezi. Ju botën përmbysni që t?ja zbardhni faqen edhe ati.
Mund keni lindur në fshat apo në qytet, si Ti si ai. S’ka asnjë rëndësi. Qyteti ka plot minj si ai. Fshati ka më tepër Zotni se qyteti.
Ju e adhuroni Perëndinë edhe kur nuk shkoni në Kishë apo Xhami. Ai vete në Kishë e Xhami, por nga frika.
Ju j’u skuqet faqja, keni turp. Ai kurrë nuk skuqet, ai turpin e ha, e pi.
Ai shpif, Ju asnjëherë.
Ai tregon plagët, Ju i fshihni ato.
Ai gënjen, Ju kurrë.
Ai mburret, Ju zorrët j?u përzihen.
Ju ëndërroni. Ai smundet.
Ju nuk jeni, as mund të bëheni fanatik i kurrgjëje. Ai lehtësisht besnik i verbër, fanatik i gjithçkaje bëhet.
Ju shqetësoheni kur kalon një kohë pa lexuar diçka të mirë. Atë e zë makina kur ndodhet pranë ndonjë libri.
Ju nuk largoheni nga Shqipëria. Ai mendjen e ka vetëm të marri arratinë.
Ju nuk trembeni nga sëmundjet. Kur sëmuret, atë e kap frika e vdekjes.
Ju thoni, vdiqa-vdiqa, kaq kishte qënë e shkruar.
Ai s’lë llum kafeje pa parë dhe magjistricë pa vajtur që t’ja parathotë fatin.
Ai krruan bythën nga majasilli, hemorroidet, zorra e trashë. Ju sëmundjet i keni luksoze, të epërme, nga ato për të cilat ilaçet nuk janë shpikur.
Ju shqetësoheni seriozisht për zgjerimin e vrimës se ozonit dhe pakësimin e pyjeve. Atij mendja s?i vete për të tilla.
Për Ju, mësuesit, nga fillorja në universitet, janë të shënjtë, ju kurrë nuk i përgojoni ata sido të kenë qënë. Ai qysh në fillore merret me intimitetin e mësueses a mësuesit, dhe kurrë nuk harron të shpifi diçka.
Ai urren. Ju nuk urreni, Ju pëbuzni.
Ai flet gjith kohën për veri-jug-tosk?-geg?-mysliman-kaur. Për Ju të gjithë shqiptarët janë shqiptarë, dhe pikë.
Ju nuk kërkoni t’i ngjani kurrkujt. Ai gur nuk lë pa lëvizur, muhabet nuk lë pa kurdisur, flamur nuk lë pa grisur, t?ju ngjajë sadopak. Kur kupton se për t?ja arritur kësaj, i duhet të kthehet prapa tek disa gjëra të pamundura, tjetër familie, të tjerë prindër, tjetër edukatë, në fund të fundit tjetër jetë, tërbohet, dhe nis e shfryn e shpif.
Ai pillet, shumohet, ha, 10, vdes. Ju lindni, ndriçoni, digjeni, sytë kroje lotësh kurrë nuk j?u shterrin. Sorollopit në njëzetepesëvjeç sytë i janë tharë.
Ai ësht? hipokrit, hileqar, hithër, hibrid, hi?, hije, hiç. Ju, mbi at? hije e at? hiç, ngriheni gjith hir? hyjnor, plotë dritë Perëndie, plot hije Shqiptarie.

Lajmet e fundit nga