LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Filip Çakuli-Edi Ramës: Je pa b*thë

21 Maj 2016, 09:42, Aktualitet CNA

Gazetari dhe drejtori i ?Fiks Fare?, Filip Çakuli, ishte dje në emisionin ?6 ditë pa ermalin? në kanalin ?T? në Digitalb. Emisioni u transmetua dje, por ishte regjistruar disa ditë më parë. Çakuli iu përgjigj pyetjeve të drejtuesit të emisionit, Ermal Mamaqi, në mënyrë drejtëpërdrejtë dhe me humor siç di vetëm ai.

Edhe pse në disa portale u shkruajt se emisioni do të ishte i çensuruar, diçka e tillë nuk ndodhi. Vetë drejtuesi i shoë-t Ermal Mamaqi, pranoi se emisioni i djeshëm ishte  emisioni më i bukur që prej fillimit të tij.

Gjatë intervistës, Filip Çakuli ka rrëfyer një histori dëfryese me kryeministrin Edi Rama, pas një operacioni që ai kishte kryer. ?Në spital– U shtrova një herë në spital se kisha problem hemorroidesh. Nejse u operova, më morën njerëz plot në telefon. Ndër të tjerë më mori edhe Rama. Më pyeti: Hë mo si ndjehesh? Si ti, i thashë. Po pse si unë? Si pa bythë. ? i thashë.?, tha Çakulli

Pjesë nga intervista e Filip Çakulit në ?6 ditë pa Ermalin?

Ke 15 vite që u bie të gjithëve, akoma nuk të është ngritur një padi?

Më kanë ngritur edhe padi, por i kam fituar.

Po si ia bën, blen Gjyqësorin?

Në fakt ne kemi drejtësi, është pak e shtrenjtë, po ka drejtësi ama. E blen dhe e ke aty. Dikur njeriu i shkretë linte mënjanë ca lekë për ndonjë sëmundje, tani lë për Gjyqësorin.

Po roje mban, makinë të blinduar, armë?

Nuk është puna te makina e blinduar, unë s?kam makinë fare. Kurse armë mora tani që tha Berisha, në fakt e kisha, por tani që tha ai, e nxorra. Po unë nuk kam frikë se gjithmonë dy më kanë inat dhe tre më duan, kështu që ka kush të më cakullimbrojë.

Nuk e di çfarë do bësh pas ?Fiksit??

?Fiksi? është fundi, do mbaroj me të, pastaj do kaloj në pleqëri. Ermal, ti nuk e ke jetuar kohën e dikurshme, kur ishim ushtarë. Në atë kohë na hidhnin klor në çaj. Mesa duket, mua klori efektin po ma jep tani.

A ke ndonjë kujtim me Tanin e Topit?

Po kam shumë, një herë po iknim në Selanik me makinën e tij të shpejtë dhe na ndalon policia. I thotë Tanit, patentën dhe lejen e qarkullimit. Ai përpiqet t?i tregojë se është pronar i ?Top Channel?, po ai nuk hante pykë fare. Patentën këtu zotëri! ? i thoshte. Pastaj në një moment, fut kokën brenda dhe më sheh mua dhe thotë: Aha qenke me shefin, në rregull ik!

? Si me shefin more?! -nxehet Tani. Unë jam shefi i tij, unë i paguaj rrogën këtij muaj për muaj.

? Tani, i thosha, qetësohu dhe të lutem mos i trego sa e kam rrogën. Pastaj iu drejtova policit dhe i thashë:

? Mos ia vini re se shoferi im mërzitet shpejt, por është njeri i mirë.

Sot humori matet me klikime, po në kohë të diktaturës si matej?

Ne e masnim me të qeshura, kush qeshte më shumë. Meqë po flasim për humorin, aty ka rëndësi detaji. Ka bërë p.sh. Mitro Çela një libër ?Me Filipin?, e ka bërë për së gjalli, sepse zakonisht bëhet për së vdekuri. Ngaqë isha sëmurë, mendoi se do të vdisja dhe e bëri librin ta kishte gati. Sa vinte dikush në zyrë, i jepte libra, edhe nga dy-tri herë. Do ti që u rralluan njerëzit. I pyesja: Pse nuk vini? Më pyesin: Ka akoma libra aty?

Velinat si i zgjidhni?

Komisioni prej 7 vetash zgjedh ndër 200 vajza dy më të mirat dhe ia çojmë lart drejtoreshës. Kur ia çojmë Vjollcës lart, ajo i sheh dhe na jep dy vajza të tjera, që do ajo. Por, ama, po t?i thuash Vjollcës hajde të zgjedhim bashkë velinat, ajo thotë jo, unë nuk përzihem në këto punë.

Filip Çakuli  tregoi edhe disa barcaleta.

Në një ndër to ishte protagonist kryeministri Edi Rama. Me në anë të një barcalete plot humor, Çakuli shpjegoi në mënyrë therëse problemin më të madh të kësaj qeverie: Papunësinë. 

Rama në Zvicër

Shkon Rama në Zvicër dhe prezanton ministrat dhe ndër të tjera i thotë: ky është ministri i Punës. Pastaj fillon prezantimin kryeministri zviceran: Ky është ministri i Detit, i thotë.

Fillon qesh Rama dhe i thotë: Po ç?është kjo, ju s?keni det?

Pse qesh? ? i thotë Kryeministri zviceran, ? qesha gjë unë kur ti the ministri i Punës?

Lajmet e fundit nga