LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi/ Basha i përgjigjet Ramës me një foto

21 Maj 2016, 12:59, Aktualitet CNA

Një ditë pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit, mes kryeministrit Rama dhe kreut te opozitës Lulzim Basha ka nisur një ?luftë? se kush ka më shumë personazhe të kriminalizuar pranë partisë.

Pas postimit të kryeministrit Rama në rrejtet sociale, i cili shkruante se të kriminalizuarit ndodhen në opozitë dhe se kjo e fundit ra në gropën që hapi vetë, ka ardhur reagimi i kryetarit Basha.

Kreu i PD, i është përgjigjur kryeministrit Rama me anë të një fotoje të tijën gjatë fushatës të vitit 2015 duke prezantuar krybashkiakun e sotëm të Laçit, i cili ka deklaruar se ka përdorur 4 emra dhe mbiemra të ndryshëm gjatë jetës së tij.

Basha ka postuar këtë foto duke shkruar: Ne vend te replikes me Vinin.?#?Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Lajmet e fundit nga