LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha “shpërfill” kryesinë në Pogradec/ Fahri Balliu do post deputeti per vajzen

21 Maj 2016, 06:26, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë  Demokratike Lulzim Basha i cili ishte te enjten në  Pogradec ku zvilloi një  tur takimesh të  ndryshme në  të  gjithë  rrethin.  I pari në  llojin e vet që  një  zyrtar i lartë  i politikës shqiptare zhvillon në  Pogradec, pasi gjithmonë  Pogradeci ka qenë  për takime kalimtare dhe asnjëherë  për në  axhendë  ?full? sic zhvilloi Basha.

Sot Kryeopozitari i takoi pothuajse të  gjithë, banorët, familjet e varfra, familjet e dëmtuara nga shpërthimi në  Beragozhd, fermerët, të  rinjtë  edhe disa të  cilët ishin cilësuar si intelektualët e qytetit, por që  sipas informacioneve tona nuk kishin qenë  figurat më  të  njohura në  Pogradec.

Pas gjithë  kësaj axhende  kaq të  ngeshur, Basha i cili si duket ëmbëlsirën e kishte lënë  për në  fund, takimin me kryesinë  e PD-së  nuk e ka zhvilluar. Fjalët janë  se takimet e kishin lodhur Bashën dhe ky i fundit preferoi të  nisej

drejt Tiranës sesa të  takohej edhe me kryesinë  e PD-së  Pogradec. Basha pak a shumë  e dinte që  aty do të  kishte debate dhe ka preferuar të  mos i lodhte edhe më  shumë  nervat me këto debate. Por Basha ka harruar dicka që  ky është  një  proces mjaft i rëndësishëm për partinë  e tij dhe të  ardhmen e saj në  Pogradec shume afer   zgjedhjeve paramentare, sepse në se nuk do të  ishte e tillë  atëherë  pse do të  shpallte zgjedhjet e parakohshme. Ose ose vetëm nëse Basha e ka zgjedhur tashmë  se kush do të  jetë  kreu i ri i partisë  në  Pogradec, përderisa nuk denjoi ti respektonte antarët e kryesisë  në  qytet dhe ti dëgjonte se ku është  problemi i partisë  këtu. Të  thuash se ja ka lënë  Fahriut në  dorë  kjo bie si hipotezë, pasi qarkullojnë  fjalë  se Fahri Balliu po përgatiet për dicka më  të  madhe, po përgatitet që  vajzën e tij ta bëjë  deputete në  zgjedhjet e 2017-ë s dhe kështu që  nuk e ka shumë  mendjen tek kryetari i ri i partisë  në  Pogradec./mare nga pogradecinews

Lajmet e fundit nga