LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen faktet/ Pse Basha nuk e shkarkon Hariz Memën e Sarandës ?

20 Maj 2016, 11:10, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, nuk po kalon një situatë të lehtë në drejtimin e degës në qytetin jugor. Disa ditë më parë, Mema është përplasur me anëtarët e PD në Sarandë, të cilët kanë akuzuar publikisht Hariz Memën se ka larguar demokratët e bazës dhe ka shkatërruar degën e Sarandës.

Megjithëse përplasjet ishin të forta dhe detyruan kreun e PD, Lulzim Basha të kryejë një vizitë në Sarandë, përsëri ky i fundit nuk e ka futur qytetin Sarandës në listën e degëve që do të zhvillojnë zgjedhjet për kryetar, edhe pse me pakënaqësitë dhe konfliktet që Mema ka krijuar duhet të ishte shkarkuar nga ku post. Por nuk janë vetëm pakënaqësitë apo shkatërrimi i degës të PD në Sarndë. Një arsye shumë e fortë është rezultati në zgjedhjet lokale, ku PD mori më pak vota se në zgjedhjet e 2013 dhe si forcë politike mori vetëm 13%.

Në fakt, Lulzim Basha, e ka të pamundur ta shkarkojë ose të paktën të shpallë zgjedhjet në degën e Sarandës. Kjo jo vetëm për një arsye. Hariz Mema ka investuar për selinë e re të PD tek ish-SHQUP. Ai njihet si mobilier dhe në kohën kur ai erdhi në krye të PD-së në Sarandë arriti të ?pushtonte? menjëherë mendjen e Lulzim Bashës duke mobiluar me stilin e fundit selinë ?blu?.

Ka qenë vetë Mema i cili ka postuar në rrjetet sociale, dy vite më parë, aksionin e tij të mobilimit të selisë, vepër e cila la pa fjalë kryetarin Lulzim Basha. Ende pas dy vitesh, Basha nuk e ka harruar këtë vepër madhështore të Hariz Memës. Kjo shpjegon arsyen se pse Mema nuk rrezikon largimin nga kreu i PD në Sarandë, për sa kohë ka investuar në mobiljet e selisë të re të opozitës./Citynews

Lajmet e fundit nga