LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria akuzon babain e deputetit Armando Prenga për falsifikim dokumentesh

20 Maj 2016, 17:58, Aktualitet CNA

Prokuroria e Kurbinit ka akuzuar baban e deputetit socialist Armando Prenga për falsifikim dokumentesh. Sipas një njoftimi zyrtar të organit të akuzës, mësohet se Ndue Prenga nëpërmjet falsifikimit ka ndërtuar dhe ka kërkuar regjistrim në Hipotekë të një lokali dykatesh në qytetin e Laçit. Hetimet ndaj tij kanë nisur në vitin 2014.

Në fakt, ishte vetë Prenga që ju drejtua me një padi civile Gjykatës, duke kërkuar njohjen e pronësisë së truallit ku ishte ndërtuar lokal, duke pretenduar se ?kjo hapësirë është pronë shtet dhe e posedon atë që prej vitit 1992. Për të provuar pretendimet e tij, i pandehuri Ndue Prenga ka dorëzuar në gjykatë gjatë procesit civil edhe lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit, të cilat sipas tij i ka marrë nga autoritetet lokale në vitin 1996?.

Nga ana tjetër, sipas Prokurorisë, pjesë e procesit gjyqësor ishte edhe familja Nokaj, e cila pretendon se është trashëgimtare e ligjshme e truallit ku është ndërtuar lokali. Ishte kjo familje që ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit, duke deklaruar se dokumentet ishin të falsifikuara.

Sqarimi i Prokurorisë së Kurbinit:
Prokuroria e Kurbinit ka zhvilluar hetimin, në bazë të të cilave ka rezultuar e provuar me aktin e ekspertimit se, dokumentat e paraqitura në procesin civil nga ana e shtetasit Ndue Prenga, janë tërësisht të fallsifikuara.
Me aktin e ekspertimit teknik-grafik, datë 01.04.2016, është arritur ne konkluzionin se:
1-Nënshkrimi tek rubrika ?Kryetari i këshillit të Bashkisë? ne dokumentin per dhenie sheshi ndertimi nr.9 date 24.05.1996, z.Ndue Prenga, është tërësisht i fallsifikua.
Nënshkrimi te rubrika ?Kryetari i KRRT Kurbin?, në dokumentin ?Leje ndërtimi nr.6 datë 06.06.1996, nuk është nënshkruar nga kryetari i asaj kohe, shtetasi B. R. Shenja e vulës në këtë dokument është tërësisht e fallsifikuar.
Nënshkrimi te rubrika ?Miratohet P/KRRT Kurbin, B. R., në dokumentin planvendosje ?bar-bufe? për Ndue Prenga, nuk është shkruar nga shtetasi B.R. Nënshkrimi në këtë rubrikë është tërësisht i falsifikuar. Shenjat e vulave në këtë rubrikë, për dokumentin plan-vendosje janë tërësisht të falsifikuara.
Nënshkrimi te rubrika ?Miratohet P/KRRT Territorit Kurbin Kryetar? në dokumentin ?studim urbanistik pjesor ?bar-kafe? për Ndue Prenga, është tërësisht i falsifikuar.
Falsifikimi i dokumenteve të mësipërme, është realizuar nëpërmjet fotokopjimit të tyre me anën e fotokopjes me ngjyra.
Në këto kushte, Prokuroria e Kurbinit e akuzon të pandehurin Ndue Prenga për konsumimin e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?.

 

Lajmet e fundit nga