LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot MYFTARAJ/Argumentet zyrtare italiane për sjelljen e pajisjes përgjuese në Shqipëri, si ato të komunistëve italianë për sjelljen e armës me të cilën u vra Mussolini

20 Maj 2016, 07:59, Aktualitet CNA

Letra e Drejtorit të Policisë së Shtetit Italiane për Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, me të cilën kërkohet të shpjegohet se pajisja përgjuese nuk është dërguar, as është përdorur për qëllime të këqija, është e ngjashme me letrën me të cilën deputeti komunist italian Valter Audisio, i dorëzoi shtetit komunist shqiptar në 1957 armën me të cilën u ekzekutua Benito Mussolini nga dora e vetë Audisio-s, i njohur me nom dy guerre ?Kolonel Valerio?. Sipas Audisio-s arma (një pushkë automatike, e quajtur ?mitra? në italisht dhe thjesht automatik në shqip) iu bë dhuratë popullit shqiptar si mirënjohje për kontributin e tij në luftën kundër fashizmit.

Por Audisio nuk shpjegoi se përse arma nuk u dhurua zyrtarisht dhe as kaloi nëpër kanalet publike zyrtare. Arma u dorëzua në mënyrë sekrete në Ambasadën e Shqipërisë në Romë, dhe atje u cmontua dhe u transportua në Shqipëri pjesë-pjesë duke u kaluar me anë të valixheve diplomatike nga Italia në Shqipëri, pa u deklaruar as në doganën italiane, as në atë shqiptare. Dhurimi i armës për muzeumin shqiptar të luftës antifashiste, nuk u bë i ditur në atë kohë as nga Audisio, as nga shteti komunist shqiptar. Arma nuk u ekspozua në muzeum në Shqipëri, pro u mbajt e fshehur në skutat e regjimit komunist. Vetëm në vitin 2004, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit të Shqipërisë, Shaban Sinani, bëri me dije ekzistencën e kësaj arme në Shqipëri, por duke mos dhënë shpjegime se përse kjo gjë ishte mbajtur sekret deri më atëherë.

Arsyeja se përse arma nuk u ekspozua në Shqipërinë komuniste, ishte e njëjtë me arsyen se përse Audisio e dërgoi atë fshehtas në Shqipëri. Kjo armë ishte përdorur për të kryer shumë krime politike në Itali nga komunistët në atë që ka qenë lufta civile në Itali, në vitet 1943-1945. Me të ishin vrarë shumë personalitete antifashiste, ndër ta edhe drejtues të brigadave partizane antifashiste, të cilët për drejtuesit e Partisë Komuniste qenë njerëz të padëshirueshëm. Arma ishte kërkuar nga autoritetet italiane në periudhën e pasluftës, me rastin e hetimeve të kryera për ngjarjet e luftës civile, por Audisio dhe shokët e tij kishin mohuar që ta dinin se ku gjendej ajo.

Autoritetet italiane duhet ta kishin kërkuar armën pas ?zbulimit? të saj në Shqipëri, në 2004, por nuk e bënë këtë, sepse nuk donin që të hapnin probleme të vjetra, që lidhen me çështje shumë të ndjeshme të politikës italiane, ende edhe sot, jo vetëm në atë kohë.

Nuk është ironi e vogël që autoritetet zyrtare italiane, në vitin 2016, na japin për ardhjen e pajisjes përgjuese në Shqipëri, shpjegime të ngjashme me atë të Audisios dhe të Shaban Sinanit. Pajisja përgjuese ka hyrë në Shqipëri, pa u deklaruar në doganë, ashtu si automatiku i Audisios. Dhe këtu normalisht duhet të merrte fund çdo dyshim nëse ajo ka erdhur në rrugë të ligjshme dhe për punë të mira, apo jo. Të thuash se pajisja e futur ilegalisht në Shqipëri do të përdorej për trainime policore, është soros renzie njëjta gjë si argumenti që kam dëgjuar privatisht ka thënë një ish-drejtues i lartë i shtetit komunist se ardhja e armës së Audisio-s në Shqipëri nuk u bë publike për shkak se ajo përdorej për trainime të ushtarakëve të përzgjedhur shqiptarë, për shkak se kishte një ngarkesë të lartë frymëzuese.

Logjika e komunistit italian Audisio dhe e shtetit komunist shqiptar nuk vlen në marrëdhëniet ndërshtetërore italo-shqiptare në vitin 2016. Pala italiane duhet të pohojë të vërtetën e qartë, se ka vepruar kështu me urdhër të Kryeministrit Renzi, i cili nga ana e tij po i bënte një kortezi Sorosit, në dobi të Kryeministrit shqiptar Rama. Takimi Soros-Renzi është një provë e tërthortë për këtë gjë./Shkruar per citynews.al

Lajmet e fundit nga