LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku i Pustecit fsheh arrestimin dhe hetimin në Maqedoni

20 Maj 2016, 20:08, Aktualitet CNA

Por në shkurt të vitit 2016, Prokuroria Speciale në Maqedoni përfshiu në hetimin për çështjen ?Titaniku? edhe Edmond Themelkon, i cili u lajmërua zyrtarisht se u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë maqedonas.

TCH raporton se ata u akuzuan për manipulim të zgjedhjeve. Rreth 500 banorë të Pustecit, shtetas shqiptarë me kombësi maqedonase, rezultonin se ishin votues në Maqedoni.  Themelko thotë se nuk ka qenë nën hetim, por Prokuroria Speciale në Maqedoni vijoi hetimet e nisura derisa presidenti Ivanov shpalli amnisti.

Gjithashtu, Themelko thotë se ndaj tij nuk ka asnjë masë shtrënguese sigurie, ndërsa në Shkup raportohet se Gjykata Themelore, edhe pse e liroi, i vendosi atij detyrimin që të paraqitej një herë në javë në Gjykatën e Resnjes. Themelko është rizgjedhur kryetar bashkie në Pustec, i emëruar nga Aleanca Maqedonase, parti që në zgjedhjet e fundit u bë pjesë e koalicionit të majtë.

 

Lajmet e fundit nga