LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjirokastër/ Autoambulanca rrezikon të mbytet në lumin Kardhiq, në rrezik 4 persona

20 Maj 2016, 21:09, Aktualitet CNA

Një autoambulancë rrezikon të mbytet në lumin Kardhiq. Burime nga Gjirokastra bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Mësohet se në autoambulancë ndodhen i sëmuri, mjeku, infermieri dhe shoferi. Ndërkohë forcat e PMNZSH-së ndodhen në vendngjarje për të shpëtuar personelin. Raportohet se shkak për këtë ngjarje është bërë dalja e Lumit Kardhqi nga shtrati si pasojë e reshjeve të shumta të shiut./citynews

Lajmet e fundit nga