LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqit kërkojnë Sami Frashërin

19 Maj 2016, 18:42, Aktualitet CNA

Ka qenë një simpozium i thjeshtë për rilindasin Sami Frashëri, midis Universitetit të Tiranës dhe atij të Trakës në Turqi, ai që ka ndezur debatin akademik për autorësinë e veprës së tij ?Shqipëria ç?ka qenë, ç?është dhe ç?do të bëhet?.

Pala turke ngre pretendimin duke folur për Top Channel.

?Vepra në fjalë mund të jetë e Sami Frashërit, por edhe mund të mos jetë. Unë kundërshtoj shqiptarët që thonë se, patjetër që është e Samiut, sepse kjo është botuar në Bukuresht në një formë joformale. Në 1889-n është bërë përkthimi në turqisht. Sami Frashëri ishte vet gjallë dhe kurrë nuk bëri një deklarim nëse vepra ishte e tij apo jo?, tha Prof. Dr. Yuskel Tapalogu, akademik.

?Nuk ka dyshim për studiuesit tanë që kjo vepër është e Sami Frashërit. Njerëz të këtyre përmasave nuk duhen parë të ndarë midis kombesh?, deklaroi Prof. Dr. Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

?Mbështes plotësisht argumentet e akademikëve shqiptarë, që ajo është një vepër e shkruar nga rilindasi i madh shqiptar?, u shpreh edhe Dr. Valentina Duka, zv.dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Madje pretendimet e palës turke për të shpëlarë historinë shkojnë deri në krahasimin e Perandorisë Osmane me Bashkimin Europian të ditëve të sotme.

?Këta që mbeten ende nën vizionin e një politike irredentiste të të ashtuquajturit rikonstituim të perandorisë, ndërkohë që popujt sot shkojnë drejt vizioneve të reja siç është ai i Bashkimit Europian?, tha më tej Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Sami Frashëri konsiderohet arkitekti i shtetit shqiptar. Erudit, studiues i gjuhës dhe i kulturës shqipe, kritik i shoqërisë osmane, ai krijoi filozofinë e një rilindasi të vërtetë. ?Shqipëria ç?ka qenë, ç?është dhe ç?do të bëhët? mëshiron pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij për kontributin e krijimit të shtetit./TCH

Lajmet e fundit nga