LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani i përgjigjet Ramës: Largo urgjentisht kriminelët nga administrata shtetërore

19 Maj 2016, 14:30, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Përmes një deklarate për mediat, institucioni i presidentit shprehet se është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Kryeministrit aktual në Parlament, i cili duke keqpërdorur aulën e Kuvendit të Shqipërisë fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikës.

Nishani i ka kujtuar Ramës se duhet të largojë urgjentisht nga administrata publike personat me precedentë penalë.  Në deklaratë shkruhet se kryeministri i vendit duhet të krijojë mundësitë për punësim, të luftojë bandat e krimit, të ofrojë shërbim shëndetësor publik, të luftojë korrupsionin dhe të mos bllokojë reformën në drejtësi.

Deklarata e Plotë e Presidentit

Institucioni i Presidentit të Republikës është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Kryeministrit aktual në Parlament, i cili duke keqpërdorur aulën e Kuvendit të Shqipërisë fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikës.

Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar.

Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt.

Institucioni i Presidentit të Republikës i kërkon Kryeministrit aktual ta lerë më së fundi ?shoën? dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë.

Gjithashtu i kërkon Kryeministrit aktual të largojë urgjentisht nga administrata e shtetit individët e përfshirë në veprimtari kriminale.

Të krijojë mundësitë për punësim të qytetarëve të vendit, të cilët po vuajnë nga një situatë e rëndë ekonomike.

Të luftojë bandat e krimit të organizuar.

T?u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor.

Të luftojë korrupsionin e përmasave shqetësuese në dëm të pasurisë publike dhe private të qytetarëve shqiptarë.

Të mos bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë, por të ofrojë kompromisin e nevojshëm për miratimin e saj.

Institucioni i Presidentit të Republikës beson vendosmërisht se, përtej pengesave provizore, Shqipëria do të ecë përpara drejt forcimit dhe begatimit.

 

Lajmet e fundit nga