LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalohet pronari dhe administrator i një shkolle jopublike/ Akuzohen se falsifikonin dokumentat shkollorë

19 Maj 2016, 08:09, Aktualitet CNA

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar ndalimin e pronarit dhe administratorit të shkollës jopublike ?Dituria? në këtë qytet, shtetasit Vath Gjylsheni dhe Bardhyl Mastori, të dyshuar për veprën penale të ?Fallsifikimit të dokumentave shkollorë?. Këta dy persona, të ndaluar tashmë nga ana e forcave të Policisë, dyshohet se kanë fallsifikuar të dhënat e shumë personave, duke i pajisur me dokumenta shkollorë të rremë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Kavajës, në bashkëpunim me Krimin Ekonomik të Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rezultuar si vijon:

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar çeshtja penale, në bazë të materialit të dërguar nga inspektoriati shteteror i Arsimit prane Ministrise se Arsimit.

Nga studimi i këtyre materialeve të dokumentuara nga nga hetimet paraprake rezulton se:

Auditi i Ministrisë së Arsimit pasi ka audituar shkollen jo-publike ?Dituria? ne qytetin e Kavajës me administrator, shtetasin Bardhyl Mastori, si edhe pronar shtetasin Vath Gjylsheni, ka konstatuar nje sere shkeljesh, deri ne raste fallsifikimi te regjistrave shkollor, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh etj.

Pas regjistrimit te çeshtjes dhe veprimeve hetimore, ka rezultuar se nje numer i konsiderueshem nxenesish, kane te njejtin nr. Amze.

Por dhe pas regjistrimit te çeshtyjes penale, si dhe dijenise per faktet e siperpermendura nga Auditi, perseri nga ana e drejtorit te Shkolles Bardhyl Mastori dhe pronarit Vath Gjylsheni, perseri kane vazhduar veprimtarine e kondraligjeshme, te regjistrimeve fiktive, plotesimit me korigjime, dhenien e provimeve pa qene present nxenesit, ekuivalentimit te lendeve etj.

Ne keto rrethana rezultojne te dhena te mjaftueshme si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 187/ te K.Penal nga  shtetasi Bardhyl Mastori./ Citynews

Lajmet e fundit nga