LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon në Korçë aleati i Salianjit

19 Maj 2016, 18:17, Aktualitet CNA

Fati i dështimit të Ervin Salianjit në zgjedhjet për kreun e FRPD-së si dhe në aksionin qytetar, duket se ka ndjekur edhe aleatët e tij. Bëhet fjalë për Dritan Brokën, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ?tigrit? të PD-së. Një aleancë që në fakt thjesht dhe vetëm përdhosi zgjedhjet për Kreun e FRPD-së, por kurrsesi nuk solli fitore.

Dritan Broka, Kreu i partisë ?Forca Rinia? ka dështuar në një takim me të rinjtë e Korçës. Burimet thanë për citynews, se në takimin e mbajtur dje, korçarët kanë qenë të paktë në takimin e Brokës.

Mësohet se të pranishëm kanë qenë rreth 10 të rinj, për të cilët citynews mësoi se nuk iu është duruar deri sa të mbaronte takimi. ?Forca Rinia? dështoi të mblidhte dhjetra të rinj, saqë përfundoi të ftonte në takim njerëz që i përkasin moshës së dytë. Dështimi i Brokës duket edhe në fotot e mëposhtme. Dritan Broka në fakt duhet të mësojë nga humbja e partnerëve të tij, të tipit ?Salianji?, por mesa duket ai ka marrë mendjen e ?tigrit? të PD-së. Ne i themi thjesht të ruhet nga MR Bean, pasi mendja e tij mund të sjellë lloj-lloj rezultatesh, përveçse fitoresh. Suksesi është një fjalë që ?tigri? demokrat nuk e njeh. Këtë e faktoi vetë koha./citynews

Lajmet e fundit nga