LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pallati te diga/ Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për ndryshim të trupës gjykuese

18 Maj 2016, 11:09, Aktualitet CNA

Gjykata ka rrëzuar sot kërkesën e Bashkisë së Tiranës lidhur me ndryshimin e trupit gjykues, që do të marrë vendim për pallatin tek diga e Liqenit. Më herët, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka akuzuar gjykatësit se kanë lidhje familjare me aksionerët e kompanisë së ndërtimit.

Bashkia kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Arjan Qafa, Enkelejda Softa, Alkelina Gazidede, duke argumetuar se ata kanë lidhje familjare me aksionerët.Ndërkohë vendimi për të ndryshuar trupën gjyqësore është shtyrë 2 herë. Mësohet se ditën e nesërme do të shqyrtohet çështja në themel për kërkesën që ka bërë IKMT dhe Bashkia për shfuqizimin e lejes së ndërtimit të pallatit 17 katësh. Ndërkohë një javë më parë, një nga antarët e trupit gjykues dha dorëheqjen pas protestës së organizuar nga Veliaj./citynews

Lajmet e fundit nga