LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IADSA financon 11 projekte të bashkive në vlerën 4 milionë euro

18 Maj 2016, 12:07, Aktualitet CNA

Në Ministrinë e Financave u zhvillua të mërkurën ceremonia për shpalljen e projekteve fituese që do të marrin financim nga programi italo-shqiptar i konvertimit të borxhit, IADSA.
Të pranishëm ishin ministri, Arben Ahmetaj, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe kryetarët e Bashkive që kanë aplikuar për financimin e projekteve.

Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj u shpreh se ?ky program është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të reflektohet në ndryshime reale, të prekshme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve?.

57 projekt propozime kanë ardhur nga ana e Bashkive për aplikim në programin IADSA. Ky, sipas ministrisë së Financave është një tregues i perceptimit pozitiv nga ana e përfituesve mbi efikasitetin dhe shpejtësinë e zbatimit të programit.

?Nga këto propozime, pas vlerësimit të njësisë teknike mbështetëse, do të financohen 11 projektet më të mira, të cilat prekin sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale prej pothuajse 4 milion euro. Projektet e financuara i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare. Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shume gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara?, theksoi Ministri Ahmetaj.

Projektet që do të financohen:

Bashkisë së Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës i është akorduar financim për të ndërhyrë në disa godina dhe për t?i shndërruar ato në qendra multifunksionale për të rinjtë, dhe jo vetëm.

Bashkisë së Libohovës i jepet një zgjidhje për shërbimet ndaj të moshuarve, duke krijuar atje një strukturë rezidenciale për ta. Në Bashkinë e Fierit do të bëhet i mundur rikonstruksioni i teatrit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimi me ambiente të reja, ku të rinjtë dhe të rejat e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative.
Në Bashkinë e Cërrikut do të ndërhyhet për të krijuar shërbime dhe ambiente të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore. Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t?u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze.

Në Bashkinë e Gramshit, do të bëhet i mundur rikualifikimi i qëndrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e institucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftëzi të kufizuar mobiliteti.
Po ashtu do ti jepet zgjidhje problemit që Bashkia e Tiranës ka me komunitetin rom në zonën e Shkozës. Ky komunitet do të strehohet në banesa të përshtatshme duke garantuar kushte normale jetese, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani.

Lajmet e fundit nga