LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet e reja (Pjesa e dytë)/Ekspertët që shpëtuan Metën nga burgu, drejtorë të Rilindjes

18 Maj 2016, 09:24, Aktualitet CNA

Ata ishin tre ekspertë. Ishin personat që u thirrën nga Gjykata e Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Prokuroria kishte kërkuar 2 vjet heqje lirie dhe gjithçka e kishte provuar nëpërmjet një eksperti amerikan. Por si duket ekspertët e Metit të ?Kristalit? kishin më shumë vlerë sesa ekspertët e FBI-së.

Dje përmendëm Ermal Beqirin një nga ekspertët e lidhur ngushtë me LSI-në dhe Ilir Metën ai së bashku me shokët e tij Artur Rahmani dhe Ardian Pollo (njeriu i afërt i Genc Pollos), ishin treshja që thanë se Video Meta-Prifti nuk ekzistonte, megjithëse e kishim parë me zë dhe figurë në FIKS FARE në TOP CHANNEL. (Lajmi i publikuar dje: http://www.citynews.al/2016/05/faktet-e-rejaekspertet-qe-shpetuan-meten-nga-burgu-drejtore-te-rilindjes/ )

Ermal Beqiri sot drejtor i IT në Zyrën qëndrore të regjistrimit të pasurive, kurse i dyti Ardian Pollo, mori disa shpërblime të njëpasnjëshme.

Ai nga ekspert i pavarur në çështjen Meta-Prifti, kthehet në ekspert i LSI-së. Ai është përfaqësuesi i kësaj partie pranë Kolegjit Zgjedhor në vitin 2013. Ja çfarë shkruajnë mediat në atë kohë ku debatohej ne Kolegj per mandatet e Qarkut Kukës. ?Eksperti i LSI-së, Ardian Pollo deklaroi para anëtarëve të Kolegjit se nga pamjet filmime dallohet qartë për kë është votuar pasi 3 sekondat që fleta e votimit qëndron në monitor e vërteton këtë fakt qartë?.

Nga ekspert ?i pavarur? që shpëtoi lëkurën e Ilir Metës u kthye në ekspert i LSI-së në pak kohë. Por nuk ngeli me kaq, ashtu si Ermal Beqiri, eksperti-drejtor që është tek Hipotëkat, Ardian Pollo emërohet Drejtor i DRSHTRR Tiranë, ose siç quhet në zhargon drejtor i Patentave në Tiranë.

Lidhja Beqiri-Pollo

Në eksperttizën ndaj Ilir Metës nuk kemi pasur ekspertë të pavarur por në të paktën dy raste ata janë ekspertët e LSI-së. Dhe jo vetëm kaq. Të dy ekspertët Beqiri ? Pollo ishin edhe ortakë në një biznes të hapur pak kohë përpara se Gjykata e Lartë ti thërriste si ekspertë. AL-FORENSIC u krijua në tetor 2011, ortakë me 50% janë Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo, zyrat i kishin pranë Universitetit Kristal. Aktivitet që e përdorën për të shpëtuar Metën me ekspertizën e tyre dhe nga Prilli i vitit të kaluar e kanë me status ?pezulluar?.

Të dy këta ekspertë ?të pavarur?, njiheshin dhe ishin bashkë ekspertë dhe pronarë në një biznes, për më tepër partia, ?LSI-ja? menjëherë pas ardhjes së Rilindjes  i emëroi të dy drejtorë.

Ilir Meta ju dha shërblimin, kurse Edi Rama lepiu atë që pështyu. Ai me paturpësi bëri sikur e harroi videon e Ilir Metës, thjesht dhe vetëm për pushtet, ai harroi viktimat e 21 janarit që shkuan përpara kryeministrisë për Bllokun e Ilir Metës. Të dyja rastet kërkojnë drejtësi, por Edi Ramas dhe Ilir Meta nuk mund të bëjnë kurrë drejtësi, aq më pak Lulzim Basha që i mban syrin shkelur Ilir Metës.(VIJON)/citynews

Lajmet e fundit nga