LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi/ KQZ shqyrton të premten formularët e zyrtarëve që nuk janë vetëdeklaruar

18 Maj 2016, 14:51, Aktualitet CNA

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e premte listën e zyrtarëve funksionarëve publikë që kanë depozituar dhe listën e atyre që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit. Përmes një njoftimi për mediat, KQZ bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00 të ditës së premte. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe kërkesa e Kryetarit të Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka lidhur me formularët e Vvetëdeklarimit për disa subjekte deklaruese,.

Njoftimi i plotë për mediat nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 20.05.2016, ora 10:00,  zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Projekt vendim: ?Për evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit?.

Projekt vendim: ?Për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, lidhur me Formularët e Vetëdeklarimit për disa subjekte deklaruese, në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji nr.138/2015 dhe vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.17/2016?.

Lajmet e fundit nga