LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet në Komisionin e Sigurisë/ Ajazi kërkon seancë të mbyllur, kundërshtohet nga PS

18 Maj 2016, 09:45, Aktualitet CNA

Komisioni për sigurinë është shoqëruar me debate në lidhje me pajisjen e dyshuar të përgjimit.

Kreu i SHISH kërkoi diskreticion pasi kemi të bëjmë me sekrete shtetërore dhe sugjeron seancë të mbyllur, ndërsa deputetët e PS-së kërkuan seancë të hapur pasi çështja e përgjimeve është publikuar në media.

Visho Ajazi: Disa muaj të shkuar, 2 muaj të shkuar morëm informacion që një paisje e teknologjisë së lartë kishte ardhur në Shqipëri, u informuam që ajo paisje ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Është IMC keçer. Janë paisje që njihen nga të gjithë, ajo që ishte problematike ishte fakti që paisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë. Për këtë arsye i shqetësuar se një paisje e tillë mund të përdoret edhe në mënyrë ilegjitime, jo të ligjshme, mora kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm dhe i raportova për informacionin që kishim marrë. Mu kërkua nëse kisha informacion më tepër, i thashë do të shikojmë ta grumbullojmë por për momentin kaq kemi. SHISH kërkonte të informoheshin instiotucionet e shtetit për një paisje e cila mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me çfarë është thënë në media, publikisht, ne refuzojmë të shkojmë publikisht se nuk ka logjikë, ne kemi punën tonë.

Pas kësaj ka qenë në dorën e Prokurorisë për të shkuar më tej, për të marrë të gjithë informacionet e duhura nga institucioni që besohej se e kishte këtë paisje. Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë, kalonte në tagrin e prokurorisë së përgjithshme dhe drejtorisë së përgjithshme të policisë nëse kishte diçka për të thënë dhe këtu mbylljet detyra jonë. Megjithëse u kërkua të merrej më shumë informacion, ne nuk është se refuzuam, por nuk kishim mundësi të mblidhnim më tepër informacion. I vetmi informacion që kishim ishte se paisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambient trajnimi dhe përdorej, pra siç e dini nga policia italiane bëhej trajnim për policinë shqiptare. Kjo është e gjitha që ne dinim për këtë punë. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar.

Më mirë do të ishte e mbyllur sesa në publik, pasi është pjesë e sigurisë kombëtare dhe nuk besoj se është e përshtatshme për median. Njerëzit që duhet ta dëgjojnë këtë informacion duhet të jenë të pajisur me çertifikatë sigurie

Paulin Sterkaj: Ska më sekrete është publikuar në media. Hidheni në votim. Thoni nëse është përgjuar apo jo. Kjo do të ishte shumë trasnparente. Mbaj vendin tënd se ke dy ditë që je kryetar komisioni. E kemi thirrur për të bërë transparencën.  Je ndër personat që ke thënë se ke informacion por nuk e thënë asgjë.  Visho Ajazi të flasë hapur

Astrit Patozi: Që mbledhja të zhvillohet normalisht unë kam një propozim procedurial.Mendoj që kryetari i Shërbimit Inteligjent mund të bëjë një parashtrim të shkurtër për aq sa ai mendon se mund ti thuhet publikut dhe pastaj për pjesën tjetër të informacionit që ai gjykon se është i klasifikuar, atëherë seanca të vijojë me dyer të mbyllura. Dhe besoj se kënaqen të dy palët por edhe interesi i publikut sepse ne për këtë jemi sot.

 Visho Ajazi: Unë kam tagrin të them që ato që besoj se janë sekret duhen thënë në mënyrë të mbyllur. Unë jam dakord të bëj pjesën e parë publike ndërsa në seancën e pyetjeve e përgjigjeve të bëjmë diskreticion.

Paulin Sterkaj: Ka apo nuk ka përgjime ju jeni në gjëndje ta jepni, pjesa e brendshme i ngel prokurorisë.

Qefalia: Pse nuk keni informuar drejtëpërdrejtë kryeministrin?

Visho Ajazi: Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës për këtë vend dhe unë kreva detyrën. Informacioni ishte i pakonfirmuar dhe nuk mund të çoja një informacion të pakonfirmuar tek kryeministri./ Citynews

Lajmet e fundit nga