LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vjedhja” e Veliajt me sheshin Skënderbej

17 Maj 2016, 15:12, Aktualitet CNA

Projekti për ndërtimin e sheshit ?Skënderbej? dhe kthimin në një pedonale është miratuar në vitin 2008 nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, Edi Rama. Punimet filluan por, pasi erdhi në drejtimin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, hoqi dorë nga ai projekt dhe riktheu qendrën e Tiranës, të kalueshme për makinat.

Sot, kreu i ri i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka rikthyer projektin e Ramës që e kthen sheshin ?Skënderbej? në një pedonale dhe nuk lejon qarkullimin e makinave në asnjë orar. Ndërtimi i sheshit nuk ka ende një shifër të saktë për vlerën e saj, por ajo do të kushtojë diku tek 11 milionë euro që do të paguhen nga fondet e qeverisë, ose më saktë nga taksapaguesit shqiptarë.

Si mund të shpenzohej më pak ?

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar disa herë publikisht se Bashkia Tiranë nuk ka mjaftueshëm fonde për të investuar në infrastrukturë. Veliaj ka zgjedhur një strategji partneriteti me bizneset, të cilët ndihmojnë me aq sa munden kryeqytetin duke dhuruar para për ndërtimin e objekteve të ndryshme si shkolla, kopshte, cerdhe, rrugë, apo në ndricim etj. Shifra prej 11 milionë eurosh që Bashkia do të marrë nga qeveria për ndërtimin e sheshit ?Skënderbej? mund të ishte menaxhuar më mirë.

Qendra e Tiranës nuk ka pse të kthehet domosdoshmërisht në pedonale gjatë gjithë ditës sepse nuk do të ishte e nevojshme për qytetarët. Në orët e vona të mbrëmjes fluksi pothuajse është zero dhe qendra mund të kthehet  e si pjesë e rrugës, e kalueshme për makinat. Po ashtu, në ditët e nxehta të korrikut apo gushtit, pllaka e betonit që pritet të ndërtohet nuk do të jetë një venqendrim për qytetarët.

Nëse qendra do të kishte kufizimi të kalueshmërisë së mjeteve, me orare të caktuara, psh, duke vendosur barriera elektronike,  do të ishte në të mirën e qytetarëve, të cilët do ta shfrytëzonin qendrën për pedonale, për rrugë automobilistike, por ajo që është më kryesorja, do të kishte një kosto më të vogël. Pjesa tjetër që do mbetej nga shuma 11 milionë euro që ka lëvruar qeveria, do përdorej nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar vepra të tjera në shërbim të qytetarëve.

Krijimi i pedonaleve është dicka e mirë për qytetin, por duke parë gjendjen ekonomike të Bashkisë Tiranë, ky fond mund të përdorej për disa investime. Gjithashtu edhe qendra do ishte në shërbim të drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve që duan të ecin. Në ditë të caktuara, si në ato ditët me shi, Tirana nuk mund të përballojë trafikun e rënduar. Hapja e sheshit ?Skëndërbej? për makinat do të clironte kryeqytetin deri në kthimin në normalitet. Më pas qendra do kthehej sërish në pedonale.

Kufizimi i trafikut në shesh me orar duke e bllokuar me piston do ishte nje zgjidhje më e mirë se sa investimi 11 milione euro që në fakt është “vjedhja” e rradhës qe ju bëhet taksave të qytarëve te Tiranës këtë here duke ju sjellë me shumë kaos./citynews

Lajmet e fundit nga