LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump-Clinton / A mund ta fitojë “The Donald” këtë garë?

17 Maj 2016, 20:50, Aktualitet CNA

E gjitha reduktohet në një matematikë të thjeshtë, shkruante Jamelle Bouie në slate.com. Që të ketë ndonjë shans për të fituar, Donald Trumpi duhet të sigurojë edhe 3 milionë vota më shumë se sa Mitt Romney katër vjet më parë, si dhe të marrë pothuaj të gjithë shtetet e lëkundur. Megjithatë, biznesmeni bombastik e nis garën për zgjedhjet e përgjithshme si ?kandidati më jopopullor në 30 vite që bëhen sondazhe?, me një shifër mospajtimi kundrejt tij që arrin në 70%, si dhe një shifër mbresëlënëse prej 87% mes hispanikëve që nuk e duan. Edhe shumë republikanë thonë se nuk mund të votojnë për të. Fusni këtu edhe avantazhin shumë të madh strukturor të demokratëve në Kolegjin Elektoral ? nëse Hillary Clintoni merr të gjithë shtetet e zakonshëm ?blu?, ajo do të ketë nevojë vetëm për dy shtete të lëkundur, si Florida, për t?u bërë presidente ? dhe panorama shfaqet edhe më e qartë: ?Donald Trumpi nuk do të fitojë?.

Harrojeni hartën e vjetër elektorale, shkruante Ben Geier në fortune.com. Ndryshe nga patrici Mitt Romney, Trumpi po bën fushatë si një populist ekonomik. Nëse ia del me premtimin e tij për të rikthyer në Amerikë vendet e punës që kanë emigruar jashtë, duke e paraqitur Clintonin si një mbështetëse e tregtisë së lirë pro marrëveshjeve si NAFTA, , Trumpi mund të fitojë shtete tradicionalisht demokratike si Michigani, Pensilvania, Uiskonsini dhe Ohajo, si edhe Ajouën e Misurin. Nëse e arrin këtë, fiton zgjedhjet. Mbani mend: opinionistët dhe analistët politikë ishin po kaq të sigurtë që Trumpi nuk do të mund ta fitonte kandidimin mes republikanëve, shkruante Keith Burris në Pittsburgh Post-Gazzette. Ajo që ata nuk e kuptojnë, është se Trumpi nuk po udhëheq një fushatë tipike, por një ?lëvizje? të amerikanëve, që janë dëshpërimisht të palumtur me drejtimin që ka marrë vendi. Ashtu si Ronald Reagani ? që dikur thirrej një njeri i trashë por miqësor ? Trumpi është në gjendje të lidhet me votuesit. ?Ne e injorojmë, por riskojmë të na shpëtojë ajo që po ndodh me Amerikën?.

Eshtë një lëvizje.

Zgjedhjet e përgjithshme janë një lojë krejt tjetër, në krahasim me primaret republikane, shkruante Jennifer Rubin në washingtonpost.com. Trumpit i duhet ende të organizojë operacionin nga terreni si dhe mbështetjen e donatorëve, që i nevojitet, kundër makinerisë së mirëorganizuar dhe mirëfinancuar të Clintonit. Dhe kushdo që mendon se ai nuk mundet ?të mësojë për gjashtë muaj se si të mos shfaqet seksist apo racist?, me siguri nuk e ka parë në festimet e ?Cinco de Mayo? javën që kaloi: një fotografi në twitter.com e kandidatit që hante një tako, me shënimin ?Unë i dua hispanikët!?.

Trumpi jo vetëm që do të humbasë, shkruante Anthony Gaughan në salon.com, por do të kthejë edhe disa shtete të kuq në blu dhe do të humbasë me një diferencë historike. Jutah, për shembull, nuk ka votuar për një president demokrat që nga viti 1964, por falë vulgaritetit dhe historisë martesore të Trumpit, gjë që ka shumë ndikim tek popullsia e madhe mormone, sondazhet tregojnë se ai është prapa Clintonit. Asnjë republikan që humbet ?Jutahun, nuk do të mund t?i afrohet ndonjëherë Shtëpisë së Bardhë?.

?Shpresoj të gabohem?, shkruante Mattheu Tully në Indianapolis Star, por unë mendoj se Trumpi ende po ?nënvlerësohet?. Mesazhi i tij, për ta bërë ?Amerikën përsëri të madhe?, është ?mesazhi më i qartë dhe më i tretshëm që kemi parë prej një kohe të gjatë në politikën presidenciale?.

Dhe në politikë, një mesazh i thjeshtë është më mirë. Ndryshe nga Clintoni, Trumpi është imponues, argëtues, dhe amerikanët kanë një histori të gjatë të zgjedhjes së një kandidati që ndihet rehat me veten e tij. Thoni çfarë të doni për Donald Trumpin, por ?ai ndihet shumë rehat tek luan vetveten?, dhe në nëntor, ?edhe mund të ia dalë?. /www.bota.al

Lajmet e fundit nga