LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenca e SHBA, nuk e lejon zyrtarin të dëshmojë për Iranin

17 Maj 2016, 06:06, Kosova & Bota CNA

Shtëpia e Bardhë thotë se një këshilltar i lartë i presidentit, Barack Obama, nuk do të dëshmoj para një komiteti të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit për çështjen se si e promovoi ai në opinion marrëveshjen atomike me Iranin.

Duke u bazuar në ?privilegjin ekzekutiv?, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Neil Eggleston, në një letër dërguar Komitetit të mbikëqyrjes së Dhomës Përfaqësuese, tha se duke e lejuar zëvendëskëshilltarin e sigurisë kombëtare, BenRhodes, të dëshmojë, do të kërcënohej ?aftësia e presidentit për të pranuar këshillë të sinqertë?.

Zoti Rhodes ka shkaktuar kundërthënie javën e kaluar, duke i thënë së përditshmes, Neë York Times, se ai me qëllim e kishte krijuar një ?dhomë jehone? të mbështetësve për të krijuar përkrahje të opinionit për marrëveshjen atomike.

Kryesuesi i komitetit, Jason Chaffetz, tha se Rhodes do të duhej t?i shpjegonte komentet e tij dhe është përpjekur ta caktoj ditën e sotme për dëshminë e tij.

Por, Eggleston tha se në të kaluarën, presidentët nga të dy partitë e kanë shfrytëzuar privilegjin ekzekutiv dhe nuk u kanë lejuar ndihmësve që të dëshmojnë për çështjet e këtilla./ Citynews

Lajmet e fundit nga