LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD kundër martesave të homoseksualëve

16 Maj 2016, 22:15, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur kundërshtinë ndaj martesave të së njëjtës gjini. Mësohet se ai i ka kthyer përgjigje Fisnik Krujës, kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë, që kishte kërkuar një përgjigje në lidhje me pozicionin e PD ndaj kësaj nisme.

?Pozicioni zyrtar i PD është përcaktuar qartësisht kundër këtij ndryshimi,? shprehet Basha.

Ndërkohë Komuniteti Mysliman bëri dje një deklaratë që kundërshtonte ndryshimin Kushtetues që u hap rrugë martesave mes homoseksualëve.

Në deklaratën zyrtare, KMSH thotë se nuk duhet t?i hapet rrugë nismave të tilla, që cenojnë familjen.

?Ne kërkojmë që të mos iu hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut?, thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.

?Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cenojnë Kodin e Familjes. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi, synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare?, shkruhet më tej në deklaratë.

Lajmet e fundit nga