LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi shtetëror i përgjimit, Edi Rama nën akuzë

17 Maj 2016, 11:18, Aktualitet CNA

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin se ka kryer përgjime të paligjshme ndaj Presidentit, opozitës, krerëve të institucioneve, mediave dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.

Përmes një deklarate për shtyp, Ristani tha se gjatë emisionit Top Story, Tahiri e pranoi se pajisja ekziston,  ndërkohë që ishte shprehur më parë se pajisja nuk ekziston.

Gjithashttu, në deklaratën për shtyp nga selia blu, Ristani tha se përgjegjësi kryesor është Edi Rama, i cili prej disa ditësh hesht për këtë ngjarje.

Deklarata e PD

Paisja e përgjimit gjendet prej disa kohësh në duart e Saimir Tahirit dhe përgjimi është kryer.

Saimir Tahiri ka arritur një nivel edhe më të lartë kriminal, duke kryer përgjim të paligjshëm të Presidentit, opozitës, krerëve të institucioneve, mediave dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.

Vetë Tahiri e pranoi mbrëmë se paisja ekziston, ndërkohë që ishte shprehur më parë se paisja nuk ekziston.

Tahiri pranoi po ashtu se paisja është e paligjshme, pasi nuk është e regjistruar.

Tre herë u pyet në top story, nëse është regjistruar paisja kur ka hyrë në Shqipëri, dhe në të tre rastet, ai u shmang, iu fsheh këtij fakti, duke sulmuar opozitën.

Ky është një moment kritik për vendin.

Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është drejtpërdrejt përgjegjësi e Edi Ramës.

Ai hesht prej ditësh për këtë ngjarje, duke i vënë vulën sundimit mafioz në vend dhe veprimit të qeverisë si bandë kriminale, mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Edi Rama është i thirrur të japë llogari e të mbajë përgjegjësi publikisht për krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Edi Rama është nën akuzë për këtë krim shtetëror, dhe sa më shumë hesht, aq më shumë e rëndon pozicionin e tij në këtë shkelje brutale të ligjit, të kushtetutës dhe të çdo norme demokratike.

Lajmet e fundit nga