LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haberet e Mitros/ Modeli i ri ekonomik

17 Maj 2016, 13:07, Aktualitet CNA

Nga Mitro Çela

Kryeminstri, që martë ymër nga ditët tonë, për të mirën e vatanit, herë pas here në javë na llafos për ?Modelin e ri ekonomik?. Fakti që e thotë edhe në Romë, edhe në Londër, edhe në Bruksel, edhe me studentët kinezë, edhe me profesorët në Amerikë, tregon se e ka seriozisht. Po të shtojmë se avazin ja mba edhe Arben Ahmetaj, ja vlen të investigojmë.

Më lindi pyetja: -Ka qeveria ndonjë program për të ?mbërthyer dhe zberthyer? modelin e ri ekonomik? Me ndihmën e internetit u ?futa? në zyrat e qeverisë. Gjeta zero me xhufkë. Shëtita në ministrinë e Finacave dhe atë të Ekonomisë. ?Qiqra në hell?. Duke qënë i ngeshëm, u bëra ?zbor? edhe rubrikave të FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH. Gjeta ?opingën e Sheros??! Po dermani? Nisa të bëj ?qilizëm? në programin e Partisë Socialiste. Do hapim 300 mijë vende të reja pune. Po të jetë ?sakllam? kjo shifër, unë do ulërinja si vet Arkimedi: ?Eureka!… Ja Modeli i Ri Ekonomik!? Po pse? Një vend pune kërkon mesatarisht 10 mije dollarë.

Pra Rama duhet të gjëjë 3 miliardë dollarë. ?Kafshatë që nuk kapëredihet, po të kemi parsysh paratë që na dha FMN-je. I pari që e kuptojë ?gafën? e Ramës, ishte ministri Arben Ahmetaj. Kur bëri studimin për zhvillimin afat mesëm të ekonomisë ( 2014-2017) vendosi shifrën 88 mijë vende të reja pune. Në një vit i bien rreth 30 mijë vende të reja. Po mirëqënia e miletit? Nuk matet me shifra. Por jep rezultat edhe në shtimin e popullsisë. Sa më i lumtur populli, aqë më shumë kalamanë. O burra? Rrëmbave programin afat mesëm të qeverisë. ( Pardon. Më doli nga mendja. Programin afat mesëm e ka firmosur dhe vulosur vetë kryeministri Rama.) Sipas programit, në vitin 2012 popullsia ishte 2.9 milionë banorë. Në vitin 2016 popullsia zbret në 2.8 milionë banorë. Ruana Zot! Sipas qeverisë shqiptarët po bëhen shterpë. Do të pjellin shumë më pak? Me llogjikën ekonomike të Ramës po bëhemi si puna e grekëve,nordikëve apo japonezëve?!

Lajmet e fundit nga