Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Jufka të “tymosura” në ajrin e ndotur të Tiranës, AKU bllokon aktivitetin

Aktualitet

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Jufka të “tymosura” në ajrin e ndotur të Tiranës, AKU bllokon aktivitetin

Publikuar

-

 

Jufka dibre që prodhohen në mes të Tiranës

Një punishte në rrugën Mihal Grameno në Tiranë prodhon dhe shet jufka Dibre me një etike të pamiratuar nga AKU. Në etiketë vedi i prodhimit është Dibër, ndërkohë që punishtja ndodhet në katin e parë të një pallati në rrugën “Mihal grameno” të kryeqytetit.

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme një tjetër rast që tregon sesa i pasigurtë është konsumatori shqiptar përballë produkteve ushqimore.

Pranë kësaj redaksie, pak kohë më parë erdhi një ankesë për një subjekt i cili pretendohej të prodhonte dhe tregtonte jufka në kushte të papërshtatshme higjenike. Sipas denoncuesit ky subjekt punonte vetëm pas orës 3:00 pasdite për shkak se ishte i paliçensuar.

Menjëherë gazetarët e Fiks Fare shkuan pranë këtij subjekti në rrugën “Mihal Grameno”.Gazetarja e Fiks Fare pasi bleu jufka, të cilat ishin të paketuara me qese dhe kishin nje etikete në brendësi të tyre, kërkoi edhe faturën. Në vend të faturës tatimore, nga subjekti iu dha një letër e vogël ku ishte shënuar me shkrim dore sasia dhe çmimi për çdo qese. Për të vërtetuar nesë informacioni që kishte dhënë denoncuesi ishte i saktë, gazetarët  e Fiksit, pyetën edhe në disa subjekte të tjera të zonës nëse kishin dijeni. Shitësit  treguan se ky subjekt qëndronte gjate gjithe kohës me dyer të mbyllura pasi punonte kontrabandë.

Të ndodhur para këtij fakti, gazetarët e Fiks Fare njoftuan Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, dega Tiranë. Sipas tyre ky subjekt kishte aplikuar për miratimin e etiketës, por në të  nuk ishte ushtruar asnjëherë  kontroll se gjithmonë ishte gjetur mbyllur. Në këtë rast specifik,  inspektorët e AKU-së kërkuan ndihmën e Fiksit  edhe njëherë. Bashkëpuntorja u paraqit pranë këtij subjekti, i cili ishte me qepenë të mbyllur pavarësisht se kishte njërëz brenda që punonin. Pasi priti më shumë se 15 minuta jashtë , bashkëpunëtorja arriti të hynte sërisht në punishte për të blerë sërish jufka.  Në këtë mënyrë iu dha mundësi edhe futjes në subjekt të  isnpektorëve të AKU-së. Ata ushtruan një kontroll të imtësishëm nga ku panë se ky subjekt  nuk shërbente vetëm si punishte por edhe si shtëpi banimi.  Infrastruktura nuk është e përshtatshme pasi nuk kishte ndarje të ambjenteve, tharjes dhe prodhimit. Makaronat (jufkat) thaheshin nëpër vasketa të cilat vendoseshin në një ambjent afër derës, ku kishte kontakt me pluhurin që ngihej në rrugë . Ky ishte i vetmi aspirim që i bëhej punishtes. Nga kontrolli u pa se në punishte kishte këpucë të vjetra të vendosura afër tavolinës së përgatitjes së jufkave.  Në dhomë gjendej edhe një divan druri dhe lavatriçe. “Më shumë ngjan me një shtëpi banimi sesa një subjekt ku prodhohen jufka”- u shpreh Rovena Jahelezi, inspektorë e AKU-së e pranishme në kontrollin e kryer. Ajo shpjegon se subjekti  , nuk kishte as faturë origjine të produkteve që duheshin për të bërë jufkat, si mielli etj. Pronarja tregon që miellin  e blinin tek shumica dhe që vjen nga Mali i Zi. Ky subjekt kishte punuar në këto kushte që nga Janari i vitit 2016,  kohë që figuron i regjistruar edhe pranë QKR-së. Regjistrimi në QKR është i detyrueshëm dhe më pas fillojnë proçedurat si për miratimin e etiketës, ashtu edhe për liçensimin e këtij subjekti në momëntin që plotëson kushtet.

LEXO EDHE:  Rama i premtoi rikthimin në punë/ Drejtori i Spitalit nuk e zbaton

Grupi i AKU-së  pas kontrollit, deklaruan se kushtet ishin jashtë standarteve të kërkuara. Sipas ispektorëve të AKU-së ky subjekt kishte kërkuar çregjistrim pranë QKR-së që në muajin Mars, por edhe pse pa asnjë lloj dokumentacioni, ata ushtronin aktivitetin në mënyrë të paligjshme. Ndonesë nga pala e akuzuar u pretendua se nuk i shisnin këto produkte, u pa qartë me video e zë se si  bashkëpunëtorja e Fiksit bleu 2 herë tek kjo punishte.

Pas inspektimit në bazë të ligjit “Për sigurinë Ushqimore”, u morën këto masa : Ndërpreje e aktivitetit. Masë me gjobë për mungesë dokumentacioni dhe  për etiketimin e produktit. Subjekti u mbyll dhe u vendos posteri i bllokimit.

fiks fare jufka (6) fiks fare jufka (5) fiks fare jufka (4) fiks fare jufka (2) fiks fare jufka (1)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Ujin e përroit e shesin me shishe plastike

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Reagon drejtori i Spitalit të Korçës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Ligji për invaliditetin penalizon ata që aksidentohen në fëmijëri

LEXO EDHE:  Prokurori zvarrit hetimet/ Provat shkojnë për “skrap”

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: