Connect with Us

Arsyet e vërteta të takimit të Majkos me Bashën

Aktualitet

Arsyet e vërteta të takimit të Majkos me Bashën

Publikuar

-

Nga Alban Daci

Takimi i Majkos me Bashën u bo lajm dhe kjo për faktin se drejtuesit e rëndësishëm të Pozitës dhe Opozitës në Shqipëri nuk takohen asnjëherë në kohë paqeje, por vetëm në momentin kur paqja dhe siguria e vendit është me të vërtetë në rrezik ose në rastet kur krizat ekonomike bëhen të pazgjidhshme dhe s’ka rrugë tjetër veçse të ulen së bashku. Është fakt se Pozita dhe Opozita nuk kanë marrëdhënie normale si kundërshtar politik, por kanë një marrëdhënie tipike armiqësore sikur të ishin Bashkimi Sovjetik dhe SHBA.
Politika shqiptare e ka përdorur këtë marrëdhënie të bazuar në ndasitë ideologjike qëllimisht për të manipuluar më alban dacimirë masat, ose e thënë troç qytetarët. Pra, nëse në gjithë Boten nuk ka më kampe të majta dhe të djathta, këto kampe në Shqipëri janë të gjalla në të njëjtin nivel që ishin në kohën që sapo kishte mbaruar Lufta II dhe kishte nisur Lufta e Ftohtë.
Në gjithë Botën thuajse ndasitë ideologjike nuk ekzistojnë më dhe partitë ndahen gjithnjë e më shumë në programet qeverisëse ose me sukseset dhe dështimet e qeverisjes. Shqipëria siç duket për shkak të një elite të dobët dhe jo të formuar politikisht e ka akoma të vështirë të ofrojë programe të mirëfillta qeverisje.
Partitë politike shqiptare në dallim me ato të Perëndimit, gjëra të tjera propozojnë si programe elektorale e gjëra tjera bëjnë në kohë qeverisje duke pasur kështu më shumë dështime e suksese rastësore se sa suksese apo strategji afatgjate. Në këtë drejtim, partitë politike krenohen e dallohen vetëm nga linja e vjetër politike dhe suksesin apo dështimin e tyre e lidhin vetëm me “boshtin ideologjik”.
Në këto rrethana, marrëdhëniet e tyre nuk mund të jenë miqësore dhe duhet të duket sa më shumë miqësore. Pra, rregulli i Luftës së Ftohtë ideologjike që edhe në momentin që duket në horizont paqja, patjetër duhet të jetë pas horizontit edhe stuhia. Për këto arsye takimet e krerëve të Opozitës dhe Pozitës në Shqipëri në këto vite tranzicioni kanë ngjarë gjithnjë si evente të rralla, aq të rralla sa takimi i Kennedy me Krushov dhe vizita e Niksonit në Kinë.
Analistët e oborreve të politikës tentuan ta thjeshtësonin takimin e Majkos me Bashën për shkak të mbledhjes së Këshillit të NATO-s. Kjo nuk është arsye e vërtetë e këtij takimi! Nëse do të ishte kjo arsye i bie që takimi të ishte në nivelet e duhura, pra takim mes Kryetarit të Opozitës dhe Pozitës ose më konkretisht mes Ramës dhe Bashës. A mund ta mendoni përse Basha pranoj prishjen e protokollit dhe u takua me Majkon? Së pari, Majko nuk njihet si njeriu i pranueshëm nga PD apo nga Basha që bën diferencën me drejtuesit e tjerë të PS. Ka dy arsye themelore që Majko është takuar me Bashën:
Së pari, Majko e ka seriozisht dëshirën e tij për të qenë President i Republikës. Ai po kërkon të jetë një kandidaturë konsensuale. Partia Demokratike nuk e ka pranuar asnjëherë një kandidim nga ana e PS. Çfarë ndodhë në këtë rast? Reforma në Drejtësi, për nga forma dhe formati është një “bela” e madhe mes PD dhe PS dhe ajo ka vetëm një mënyrë që të kalojë si duhet, pra me Konsensus.
Në politikë asgjë nuk është falas dhe pa interes. Për këtë arsye Majko ka kërkuar të takojë Bashën për t’i thënë atij se PS është e gatshme të bëj ndryshimet sipas propozimeve të PD, por me një kusht që kjo e fundit të pranojë Majkon si kandidaturë konsensuale për President. Ky ishte edhe mesazhi i Bashës i cili tha se vlerësonte kontributin e Majkos në Politikë. Pra, nga kjo frazë mund të themi se Basha ka rënë dakord që President të jetë Majko dhe po ashtu Majko dhe PS kanë pranuar propozimet e PD për reformën në Drejtësi. Kjo do të thotë se shumë shpejt do të kemi realizimin dhe kalimin në Parlament të Reformës në Drejtësi.
Së dyti, LSI po jep sinjalet e saja për të qenë një alternativë e tretë në Politikë shqiptare. Fenomeni LSI po bëhet gjithnjë dhe më i prekshëm dhe më konkurrues për dy partitë e mëdha politike. LSI me vizionin e saj po thyen utopinë e ndarjes ideologjike që e kanë kaq për zemër PS dhe PD, për këto arsye këto dy të mëdha, duke e pasur të vështirë reformimin dhe justifikimin e ekzistencës së tyre përtej “boshtit ideologjik”, ndjehen gjithnjë e më të rrezikuara.
Pra, takimi i Majkos dhe Bashës është një sinjal i qartë për LSI duke i dëshmuar kësaj të fundit se mund të bëjnë shumë mirë pa të dhe mund të realizojnë reformën në drejtësi apo çdo sfidë tjetër pa limitë të pakalueshme. Tani duhet të presim se kush do të jetë përgjigja e Ilir Metës nga ky takim. Një është e sigurt, se Meta e ka një rival të vjetër Majkon dhe sigurisht nuk do të ishte dakord që ky i fundit të ishte kandidatura konsensuale për President.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Fatos Klosi i përgjigjet Majkos: Bllokove armët për UCK-në

LEXO EDHE:  Basha gati për tryezë pa kushte

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Basha bën sërish gafë në matematikë/ Rama tallet dhe i dërgon puthje: Ti mos vdeksh kurrë!

LEXO EDHE:  "Opozita fituese e zgjedhjeve të lira"/ Basha gajas demokratët

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE