LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri: Nuk kemi pajisje përgjimi por një pajisje tjetër

16 Maj 2016, 11:00, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka folur sot për pajisjen e përgjimit e cila dyshohet se po përdoret nga Policia e Shtetit. Në një prononcim për mediat, Tahiri tha se Policia e Shtetit nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një pajisje përgjimi. Tahiri u shpreh se pajisja në fjalë nuk ka të bëjë me përgjimin por lidhet me shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve partnere.

?Mua më duhet tju sqaroj për opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka disponuar dhe as nuk i lejohet të ketë pajisje përgjimi. Policia nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Nuk ka bashkëpunuar me partneret

Ka një trajnim që zhvillohet mbi bazën e një marrëveshje në vitin 2007 ku bëhet shkëmbimi i eksperiencave.

Policia ka zhvilluar trajnime me policinë partnere sic ka bërë edhe në kohën kur në qeveri ishin të tjerë.

Nuk bëhet fjalë për një pajisje përgjimi, është një pajisje që nuk ka lidhje me përgjimin. Unë jam në këtë detyrë që ti përgjigjem opinionit publik.

Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë pajisje përgjimi. Janë të ftuar të gjithë ata që duan të hetojnë dhe të shikojnë nëse Policia e Shtetit thotë të vërtetën dhe unë them të vërtetën.”, tha Tahiri

Lajmet e fundit nga