LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/ Opozita: Protestat do të vazhdojnë derisa qeveria t’u përgjigjet kërkesave

16 Maj 2016, 06:29, Kosova & Bota CNA

Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë parlajmëruar se protestat do të vahdojnë derisa qeveria tu përgjigjet kërkesave të tyre. AAK dhe Nisma për Kosovën kundërshtojnë marreveshjen për demarkacion me Malin e Zi dhe marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe. Por Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndryshojë pozicion dhe t?u përgjigjet kërkesave të opozitës, të proklamuara prej disa muajsh, shkruan sot ?Koha Ditore?.

Megjithëse pa subjektin më të madh opozitar, protestës së organizuar nga AAK dhe Nisma iu përgjigjën mijëra qytetarë. Prej aty u tha se Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin dhe se rrugëdalja nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i ka thënë gazetës se do të vazhdojnë me protesta derisa qeveria të reflektojë ndaj krizës politike./ Citynews

Lajmet e fundit nga