LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta pritet nga Kryetari i Nënkomisionit të Bujqësisë dhe Kongresmeni Robert Aderholt

16 Maj 2016, 12:56, Aktualitet CNA

Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Nënkomisionit për Bujqësinë, Kongresmenin Robert Aderholt.

Kryetari i Kuvendit z. Meta pasi e njohu Kongresmenin Aderholt me zhvillimet e fundit në Shqipëri, vuri në dukje se projektet e bujqësisë shqiptare meritojnë mbështetje dhe vëmendje më të madhe duke patur parasysh potencialet e kësaj fushe në Shqipëri.

Në këtë kuadër, z. Meta vlerësoi vizitën e fundit në Departamentin e Ushqimit dhe Bujqësisë në SHBA dhe nënvizoi se përmirësimi i procesit të sterilizimit, përpunimit dhe përgatitjes së bimëve medicinale do të rrisë kapacitetet eksportuese të Shqipërisë për në tregun amerikan.

Njëkohësisht, Kryetari Meta kërkoi mbështetjen e Kongresmenit Aderholt për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për njohjen e kontributeve shoqërore të shtetasve respektivë që punojnë në të dy vendet.

Kongresmeni Robert Aderholt, si një njohës i mirë i rajonit dhe mik i shqiptarëve, konfirmoi angazhimin e tij për të ndjekur nga afër forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me qëllim rritjen e fluksit të shkëmbimeve dypalëshe në fushën e bujqësisë.

?Patëm një takim mjaft të frytshëm ku folëm për çështjet të ndryshme të bujqësisë dhe se si mund të bashkëpunojnë Shqipëria dhe SHBA-të në këtë drejtim. Diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe për të vendosur piketat e bashkëpunimit në të ardhmen veçanërisht për ato produkte që mund të ofrojë Shqipëria në fushën e agrikulturës?, – tha Kongresmeni Aderholt.

 Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot në Washington DC në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit të SHBA

Gjatë një vizite në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit të SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një takim me Administratorin e Shërbimit të Jashtëm Bujqësor z. Philip C Karsting dhe me funksionarë të tjerë të USDA, me të cilët bisedoi mbi rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në fushën e bujqësisë.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vuri në dukje se bujqësia po njeh zhvillime pozitive në Shqipëri, dhe duke marrë në konsideratë shkëmbimet mes Shqipërisë dhe SHBA, autoritetet shqiptare vlerësojnë Takimi me Karstingmbështetjen amerikane në funksion të rritjes së kapaciteteve prodhuese, eksportuese dhe përmirësimit të standarteve ushqimore të eksporteve shqiptare drejt SHBA.

Meta u shpreh: ?Ne po punojmë për rritjen e gamës së produkteve bujqësore ?Made in Albania?, pasi bujqësia është një prioritet i veçantë për qeverinë shqiptare, dhe në këtë drejtim çmojmë mbështetjen e USDA dhe të agjencive të tjera amerikane?.

Administratori i Shërbimit të Jashtëm Bujqësor të USDA z. Philip Karsting u shpreh se në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dypalësh, sugjerohet organizimi i një takimi në nivel ekspertësh nga të dy vendet, i cili të pasohet prej një takimi në nivel ministror.

Karsting shprehu angazhimin e Qendrës për Vlerësimin e Standarteve Ushqimore CODAX në mbështetje të rritjes së standarteve të eksporteve bujqësore shqiptare, dhe ndau bindjen me z. Meta se mbështetja e agjencive të specializuar amerikane do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese bujqësore të Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga