LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Rama i dërgon dhuratë për ditëlindje Isa Mustafës

16 Maj 2016, 20:36, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një dhuratë me rastin e ditëlindjes homologut të tij në Kosovë, Isa Mustafës. Lajmi bëhet me dije nga vetë shefi i qeverisë kosovare, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka shpërndarë një foto të dhuratës, ku përveç luleve Rama i ka dërguar një objekt, ndërsa nuk dihet se çfarë ka brenda kutisë.

?Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më ka uruar ditëlindjen me një dhuratë shumë të çmuar për mua. E falënderoj nga zemra mikun Edi Rama për kujdesin dhe dhuratën e tij shumë të veçantë. Së shpejti do të shihemi në Prishtinë në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria janë model i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërnjerëzor në rajon. Faleminderit Edi!?, shkruan Mustafa.

Lajmet e fundit nga