LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enkel Demi: Nuk jam homofob, por propagandën nuk e dua

16 Maj 2016, 18:52, Aktualitet CNA

Enkel Demi, i ftuar në emisionin ?Zululand? të Mustafa Nanos diskutuan për kërkesat e këtij komuniteti si dhe ndryshimet që do i bëhen Kushtetutës.

Demi në studion e Zululand tha se Xhon Kerry i ka kërkuar politikës shqiptare të jetë në mbrojtje të komunitetit, dhe kjo vërtetohet edhe nga takimi që Kerry bëri me komunitetin e LGBT.

Megjithatë për këto ndryshime dhe për martesën mes të së njëjtës gjini, Demi propozoi një debat publik, apo referendum. Por edhe mesime kundër homofobisë apo racizimit. ?Kjo nuk mund të rregullohet as me 2 artikuj as me 5 emisione, kam përshtypjen që rregullohet që në sistemin arsimor d.m.th sa më tepër ti edukojmë që fëmijë. Në këtë mënyrë të korin suksese të pakten mbas 20 vitesh. Por ne jemi të vetmit që bëjmë strategji arsimore për 4 vjet, aq sa janë maxhorancat në pushtet. Unë mendoj që te arsimimi fillon gjithë ndryshimi i mentalitetit dhe jo vetëm për këtë??

Por a mund të quhet shthurrje martesa mes personave të të njëjtës gjini? Për Demin absolutisht jo. Ai tha se se shthurrje është kur një kryetar bashkie kërkon të jap punë në këmbim të seksit. Po shthurrje quajti edhe vjedhjen e pushtetarëve.

Mustafa Nano pranoi publikisht se është kundra martesave të të njëjtit seks, por edhe kundër homofobevë.

Por edhe pse një shumicë e jonë është homofobist, Demi tha se ?shoqëria jonë nuk është vetëm homofobiste, por është raciste?, tha Demi duke treguar eksperiencën e vet kur në emision kishte ftuar njerëz të komunitetit rom dhe inbox-i i tij u mbush plot me mesazhe fyese.

Lajmet e fundit nga