LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Inspektori i ISHSH-së shet librezat e shëndetit

16 Maj 2016, 18:20, Aktualitet CNA

Të gjithë personat që duan të pajisen me librezë shëndetësore, të cilët duan të punësohen në vende punë kryesisht shërbimi siç janë lokale ,pastiçeri, restorante etj, e kanë fare të lehtë që të sigurojnë një librezë shëndeti. Nuk është e nevojshme që të kryejnë disa vizita dhe kontrolle mjekësore tek mjeku i familjes, të vizitohen nga polmonet, të bëjnë analizë prokulture dhe të vizitohen nga mjeku i lëkurës. Marrja e këtyre 4 firmave për të nxjerrë librezën shëndetësore kërkon kohë , por nëse takon inspektorin e duhur  sorrollatjet marrin fund.  Nuk të duhet të kryesh asnjë analizë dhe vizitë mjekësore , por vetëm të paguash.  Gazetarët e Fiks Fare mësuan se në Institutin Shëndetësor Shtetëror është një inspektor që kundrejt pagesës të jep në dorë librezën e shëndetit dhe çdo lloj certificate për të cilën ka nevojë një biznes.

Inspektori Elion Karaj të siguron librezën e shëndetit brenda ditës duke plotësuar edhe shënimet e mjekëve specialistë në librezë.

Gazetarët ju drejtuan këtij institucioni duke kërkuar inspektorin Elion Karaj. Pas takimit me inspektorin Karaj gazetarët e Fiksit prezantohen si pronarë të një lokali të cilët ligji i detyron të pajisin punëtorët me librezë shëndeti.

Gjatë bisedës inspektori ju tregon që për të dalë libreza e shëndetit ka një afat kohor prej 3 ditësh. Pyetjes së gazetarëve  nesë ka ndonjë mënyrë tjetër dhe më të shpejtë për të nxjerrë këtë librezë , inspektori Karaj u përgjigjet: ?Tashti, më i bo shkurt e shkurt, 2 libreza shkojnë 60 mijë lekë  ore?.  Pasi të dyja palët bien dakord për shumën që duhet paguar për dy librezat, inspektori i ISHSH kërkon të dhënat e personave për të cilët duhet të nxirren librezat e shëndetit. Ai gjithashtu u premton të interesuarve në fjalë , gazetarëve të fiksit, se brenda ditës librezat i kanë në dorë. Pas dorëzimit të shumës prej gjashtë mijë lekësh të reja  në orën 12 :00 të mesditës , Karaj pohon se në orën 16:00 librezat do të jenë gati.  Por inspektori Karaj ka dyshimet e tij dhe u kërkon gazetarëve të Fiksit emrin e personit që i ka adresuar tek ai : ?Kush ju adresoi ore, se po me vika çudi, ndaj po them.?  Ai tregon se është inspektor në ministrinë e shëndetësisë dhe se ka ndihmuar shumë njerëz duke iu shitur librezat e shëndetit , ndaj dhe ka frikë se mos del në ?Fiks Fare?.

Pas 4 orësh  gazetarët takohen sërisht me inspertorin Karaj i cili ju dorëzon dy librezat shëndetësore në dorë të rregullta e me vulë të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.  Gazetarët e pyesin edhe për çertifikatën e DDD-së ( dezinfektim,dezinsektim, deratizim) për lokalin, nëse inspektori  mund t?i ndihmojë për ta nxjerrë edhe këtë në mënyrën që nxorrën librezat shëndetësore. Inspektori kërkon informacion për sipërfaqen e lokalit dhe pohon se e bën edhe DDD-në kundrejt katërmijë lekëve: ?Numrin e telefonit e ke?- shprehet ai.

Pra, lëshimi i Librezave personale shëndetësore për individët që kanë detyrim pajisjen me to ? kompetencë kjo e Inspektoratit Shëndetësor nuk bëhet kundrejt tarifës shtetërore prej 500 lekë të reja për çdo Librezë, por lëshohen me pagesa nën dorë , duke anashkaluar ekzaminimet mjekësore që kërkohen sipas Rregullores në fuqi.

Rruga ligjore për t?u pajisur me librezën shëndetësore, e cila duhet të ripërtërihet çdo vit që nga data e nxjerrjes së saj, personat duhet të jenë klinikisht të shëndoshë,, gjë që vërtetohet me tre vizita që ata duhet të kryejnë, te mjeku i mushkërive, te dermatologu dhe te mjeku i përgjithshëm i familjes. Po kështu, duhet të bëhet edhe koprokultura (analizë feçe) e cila kryhet pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor. Me kryerjen e këtyre ekzaminimeve shëndetësore, të interesuarit duhet t?i dorëzojnë ato pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, duke paguar edhe një tarifë  shtetërore 500 lekë.

Por inspektori i ISHSH anashkaloi të gjitha këto procedura dhe lëshoi dy libreza shëndetësore që mbajnë datat e vizitave mjekësore tek mjekët, dt e dorëzimin të analizës së koprokulturës dhe dy numra librezash 7356 dhe 7357.

Lajmet e fundit nga