Connect with Us

Raporti/ Thellohet korrupsioni i qeverisë Rama, gjysma e shqiptarëve paguajnë rryshfet

Aktualitet

Raporti/ Thellohet korrupsioni i qeverisë Rama, gjysma e shqiptarëve paguajnë rryshfet

Publikuar

-

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se është e zhytur në korrupsion. Përmes një deklarate për shtyp, PD thekson se “Korrupsioni i kudogjendur” është vlerësimi në çdo raport ndërkombëtar për Shqipërinë dhe pasojat e tij i ndjen çdo qytetar.

PD ka publikuar raportin e Southeast Europe Leadership for Development and Integrity ku nënvizohet se  49.6 % apo 1 në çdo 2 qytetarë janë detyruar të japin rryshfet në këmbim të marrjes së shërbimeve të detyrueshme falas në zyrat e shtetit.

Sipas PD, Korrupsioni është shkaktari kryesor që vendi ndodhet në krizë totale ekonomike, në varfëri, në papunësi, në pamundësi për të mbyllur muajin.

Deklarata e PD

Qeverisë Rama-Meta po i rrëzohen përditë e më shumë alibitë dhe zhurma propagandistike që qeveria paraqet përpara publikut. Duket gjithnjë e më e shpërfytyruar përballë realitetit dhe përballë studimeve ndërkombëtare që dëshmojnë gjendjen e mjeruar të vendit.

“Korrupsioni i kudogjendur” është vlerësimi në çdo raport ndërkombëtar për Shqipërinë dhe pasojat e tij i ndjen çdo qytetar që sot është më i varfër, më i pasigurtë, dhe nuk i ofrohet shërbimi nga zyrat e shtetit  pa paguar më parë.

Studimi i fundit i Southeast Europe Leadership for Development and Integrity mbi korrupsionin në Shqipëri për vitin 2016 tregon se numri i qytetarëve që pranojnë se ju është dashur të paguajnë rryshfet për të marrë shërbimin që ju takon u rrit me 5 % krahasura me vitin paraardhës. Plot 49.6 % apo 1 në çdo 2 qytetarë janë detyruar të japin rryshfet në këmbim të marrjes së shërbimeve të detyrueshme falas në zyrat e shtetit.

LEXO EDHE:  Video-Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës/ Kryeministri i vetëm në botë që prodhon filma

Këto të dhëna demostrojnë vetëm njërën anë të përkeqësimit të situtatës së korrupsionit në Shqipëri, sepse siç deklaron raporti vjetor i Departamentit Amerikan i shtetit korrupsioni është i kudogjendur

Në dy vjet 2.2 miliardë euro u janë vjedhur shqiptarëve nga doganat, tatimet, tenderat, koncesionet, CEZ, OSHEE  etj.

Ndërsa papunësia dhe varferia rriten, qeveria ka harxhuar në mënyrë korruptive rreth 90 milion euro për luks, karburant, bileta avioni e makina.  Vetëm me këto para do të ishin punësuar  të pakten 14 mijë shqiptarë për një vit me rrogën 500 dollarë në muaj ose do të kishin marrë ndihmën e plotë ekonomike prej 68 mijë lekë të vjetra në muaj, plot 109 mijë familje.

Korrupsioni është shkaktari kryesor që vendi ndodhet në krizë totale ekonomike, në varfëri, në papunësi, në pamundësi për të mbyllur muajin.  Korrupsioni  është arsyeja që 46% shqiptarëve siç e shfaqin edhe statistikat e fundit të Bankës Botërore, jetojnë në varfëri me vetëm 5 dollarë për familje ne ditë. Korrupsioni është një nga arsyet  kryesore të përkeqësimit të klimës së biznesit, largimit të investitorëve të huaj dhe mbylljes së mijëra vendeve të punës.

Ky raport është një tjetër dëshmi tronditëse në pak javë për korrupsionin e ngritur në sistem nga qeveria Rama, përmes vjedhjes dhe abuzimit me taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe rryshfetit të shumëfishuar në çdo zyrë publike dhe shtetërore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Lezhë-Milot/ 6 persona të armatosur i grabisin makinën luksoze kosovarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 27-vjeçar nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa i riu ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë të cilët i janë vënë në ndjekje derisa i kanë bllokuar rrugën.

LEXO EDHE:  Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend/ PD thërret urgjent Konferencën e Kryetarëve (Dokumenti)

LEXO EDHE:  Ky është virus zoti Rama, Lufta është gjë tjetër!



Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet çuni i Fahriut/ Rama meriton 120 vite burg

LEXO EDHE:  Emërohet drejtori i ri i burgjeve



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE