Connect with Us

Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

Aktualitet

Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

Publikuar

-

Lehtësitë e parashtruara për bujqësinë janë një tërheqje mbrapsht nga vendimet që qeveria ka ndërmarrë më parë. Tregtarët dhe ekspertët e fushës e shohin një mundësi për t’u vetëkorrigjuar pa paguar për gabimet

Sa herë ka një lajm të mirë për bujqësinë, fermerë e tregtarë shpresojnë te rritja e mundësive. Këtë presin edhe nga paketa e prezantuar javës së kaluar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Transaksionet cash deri në një shumë të caktuar dhe lehtësitë në dogana vlerësohen prej tyre. Por, edhe pse të zënë me punët e bujqësisë, ata kanë arritur ta marrin mesazhin e ministrit e madje të bëjnë dhe një vlerësim të asaj çfarë po ndodh. Pyetjes së “Monitor” mbi vlerësimet e tyre për këtë paketë i japin të njëjtën përgjigje si tregtarët e mëdhenj, edhe specialistë të fushës. Ata thonë se me ndryshimet e fundit, qeveria u vetëkorrigjua në masat që pati shtrënguar më parë, pasi e pa që ato nuk funksionuan. I tillë ishte lejimi i transaksioneve cash deri në 30 mijë lekë në ditë.

“Problemi është që vetë i bëjnë ligjet e pazbatueshme, i shtrëngojnë e pastaj i lirojnë”, thotë Ruzhdi Koni, një prej tregtarëve më të mëdhenj të fruta-perimeve në vend. Sipas Konit, përvoja ka treguar se transaksionet duhet të jenë sa më të thjeshta, shitblerjet në fermë e në fshat bëhen cash, pasi vetë natyra e punës është e tillë. Pretendimi se fermerët duhet të marrin paratë përmes bankës në fshatrat tona duket ende një utopi, pasi infrastruktura financiare mbetet ende larg fshatit. Edhe përzgjedhja e postës për shitblerjet me vlerë 30 mijë deri në 150 mijë lekë duket një ide e gabuar nga tregtarët. Ata thonë se dhe në këtë rast, tregtimi nuk do të funksionojë siç parashikon Ministria e Financave. Dhe për të shmangur pagesat përmes postës, ata do të shohin mundësinë të copëzojnë shitjet në vlera nën 30 mijë lekë. Për kë do të funksionojë më mirë skema?! Tregtarët e qumështit, baxhot duken se do të jenë ata që do të mund të mbyllin llogaritë ditore me shitjen përmes pagesës ‘cash’. Ndërsa, tregtarët e fruta-perimeve mund ta shfrytëzojnë pjesërisht këtë skemë. Mjetet e transportit kërkojnë ngarkesa me vlera më të mëdha, çka do të detyronte pagesat përmes postës apo bankës, thonë përfaqësuesit e Shoqatave të Fermerëve.

Dyshimet e tyre janë se shitblerjet do të copëzohen në mënyrë artificiale vetëm për të shmangur pagesat e më vona, apo edhe të pasigurta (në rast mungese serioziteti të blerësit). Kjo do t’i shtonte një copëzim të mëtejshëm sektorit që ende po vuan copëzimin e ngastrave.

Disa ekspertë të fushës, jashtë Ministrisë së Bujqësisë, theksojnë se problemi nuk qëndron te pagesa cash në kohën e blerjes së prodhimeve bujqësore. “Mjafton të disiplinosh faturat” thonë ata, duke kujtuar se çelësi i formalizimit nuk është transferta e parave. Dhe në lëvizjet e njerëzve jashtë kufijve parashikohet një qarkullim me para kesh. Ajo çka është e rëndësishme, për ta është një gjurmim i faturave, çka është në fakt edhe objektivi kryesor i Ministrisë së Financave. Në vendimin e qeverisë, parashikohet modelimi i faturës elektronike, i cili edhe pse nuk do të jetë burim takse për fermerin (të paktën fillimisht) fut tregtinë e agroushqimore në linjën e duhur. Por edhe ekspertët në fushën e bujqësisë janë të bindur se, “me këtë paketë, shteti po disiplinon veten. Vendimi i mëparshëm për transaksione bankare nga fermerët ishte i nxituar”, thonë ata. Në fshat ende nuk është infrastruktura e duhur për të kryer shitblerjet përmes bankave.

Edhe rimbursimi brenda 30 ditëve është një rregull që shteti thjesht po synon ta zbatojë, sipas tyre pasi për eksportuesit në tërësi është parashikuar rimbursim brenda 30 ditëve i TVSH-së.

Linjat jeshile të tregtisë

Pas lajmeve të shpeshta për bllokimin e qëndrimin e kamionëve në dogana për disa ditë, vendimi i qeverisë për të krijuar një linjë jeshile për prodhimet bujqësore është mirëpritur. Por kujdes. Që linja jeshile të funksionojë duhet që edhe dogana e vendit pritës të ketë një të tillë. Për më tepër, vetë tregtarët kujtojnë se shumë probleme në dogana kanë ardhur nga pengesat e nxjerra nga fqinjët, mbi dokumentet shoqërues, apo rezultatet e analizave.

Ekonomistët thonë se, për linjat jeshile të tregtisë ndërkombëtare, duhen udhëzime të qarta e mbi të gjitha të ketë linjën jeshile edhe vendi fqinj. Përndryshe është e pavlefshme. “Duhet një bashkëpunim ekonomik mes vendeve, e jo vetëm politik”, thonë ata.

 

 

Ku konsiston paketa

 

Javës së kaluar Ministria e Financave prezantoi paketën lehtësuese për bujqësinë. Ajo është një plotësim dhe korrigjim i lehtësive të parashikuara që në vitin 2014. Skema e kompensimit të fermerëve, e cila nga 6% që ishte më parë, u bë 20% në vitin 2014, duke mundësuar një stimul të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë në funksion të zgjerimit të veprimtarisë së tyre prodhuese bujqësore dhe blegtorale. “Kjo skemë është konceptuar e tillë që të mos ngarkojë fermerët me barrën administrative të lëshimit të faturave, të deklarimit, të mbajtjes dhe përdorimit të kasës fiskale, etj. Pra, fermeri ka vetëm detyrimin të pajiset me NIPT dhe të shesë produktet e tij e të përfitojë 20% kompensim”, u shpreh ministri. Ndryshimet në Udhëzimi për kompensimin e fermerëve përfshijnë së pari: lejimin e kryerjes së shitjeve me para në dorë, deri në vlerën 30 mijë lekë të reja, që një fermer kryen për blerës të ndryshëm, shoqëri të agrobiznesit ose të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ose për eksportuesit e këtyre produkteve, apo çdo subjekti tjetër që blen produktet e fermerëve që janë të pajisur me NIPT. Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi, detyrohen të kryhen nëpërmjet bankës vetëm shitjet mbi 150 mijë lekë. Pagesat për shitjet mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë kryhen nëpërmjet filialeve të Postës Shqiptare.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Ish-deputeti socialist i "nxjerr bojën" Ramës

Në rritjen e shërbimeve, Ministria e Financave ka kërkuar nga Posta Shqiptare që të intensifikojë shërbimet e saj për kryerjen e pagesave për fermerët dhe mundësinë e shtrirjes së shërbimit pranë zonave rurale ose aty ku zhvillojnë veprimtarinë blerësit e produkteve të fermerëve.

Pjesë e paketës është rimbursimi automatik i TVSH-së. Eksportuesit e prodhimeve bujqësore klasifikohen si subjekte me risk zero dhe si të tillë, përfitojnë rimbursim automatikisht brenda 30 ditëve të TVSH-së. Shuma e paguar e fermerit prej 20% për normën e kompensimit për blerjen e produkteve të tij, por edhe çdo TVSH e paguar për shpenzimet e përgjithshme që një eksportues kryen në kuadër të veprimtarisë së tij, i rimbursohet brenda 30 ditëve.

Faturat kompjuterike janë shërbimi tjetër i parashikuar në paketë. Për të lehtësuar procesin e faturimit të kompanive që blejnë produktet e fermerit, nga ajo e përdorimit të blloqeve të faturave tatimore dhe plotësimit të tyre me shkrim për çdo faturë, për këtë kategori shoqërish është parashikuar një procedurë e veçantë, ajo e miratimit të përdorimit të faturës kompjuterike. Subjektet kanë mundësi të zgjedhin të thjeshtojnë procedurën e faturimit: nga ajo e tërheqjes së blloqeve të faturave pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, plotësimit të tyre për çdo rast me shkrim; regjistrimit të këtyre faturave të plotësuara më pas në librat e shitjes dhe blerjes; Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, çdo biznes që blen produktet e fermerëve ka mundësi të përdorë faturën kompjuterike. Për këtë mjafton të: vetëmodelojnë një faturë tatimore kompjuterike me të dhënat e kërkuara, ta paraqesë atë në Drejtorinë Rajonale Tatimore, e cila e pajis me numër serial. Ministri Arben Ahmetaj sqaroi se janë marrë masa që në pikat doganore të ofrohet dhe të mos mungojë shërbimi doganor për eksportin e prodhimit bujqësor. “Për eksportuesit e produkteve bujqësore, është përgatitur urdhri nr. 8874, datë 04.04.2016 për të gjithë degët doganore, si dhe janë njoftuar të gjitha agjencitë doganore, për të ofruar shërbim 24 orë në dispozicion të eksportuesve të produkteve bujqësore, si dhe e bën të paefektshëm marrjen e autorizimit të zhdoganimit lokal apo kryerjes së procedurave doganore pranë ambienteve për këto subjekte”, vëren Ahmetaj. Këtu përfshihet edhe përjashtimi i skanimit për produktet bujqësore ose minimizimi në raste të veçantë, apo siç quhet ndryshe kanali jeshil për këto produkte. Nga të dhënat e eksportit për periudhën 2015-2016, rezulton që në tre kapituj të vendosur në kanal jeshil, eksportohen 90% e deklaratave në këtë procedurë.

Mbjelljet në rritje

Edhe për shkak të efekteve të krizës, fermerët i kanë drejtuar sytë nga bujqësia më shumë se më parë. Tregtarët që merren me furnizimet bujqësore pohojnë se vitet e fundit, sipërfaqja me sera sa vjen e shtohet krahas investimeve në teknologji dhe trajtimit serioz të perimeve me ushqyes. Familjet fermere që e kanë marrë seriozisht bujqësinë kërkojnë që edhe qeveria ta marrë në këtë formë.

Kjo është e rëndësishme veçanërisht kur vëren se treguesit e fundit mbi bujqësinë nuk flasin për një mbarëvajtje të mirë.

Krahas uljes së sektorit bujqësor, edhe punësimi është tkurrur. Në tremujorin e katërt, forca e punës në bujqësi ra me -3.1%, ndikuar nga emigracioni masiv i vitit të kaluar. Edhe pse disa qeverisje rresht nuk po arrijnë t’i japin bujqësisë vëmendjen e merituar, bujqësia vazhdon të mos e “braktisë” qeverinë me kontributin e saj. Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Një arsye është se ne s’kemi nga t’i ikim bujqësisë, e nuk kemi zhvilluar industri të tjera. Por, ka edhe disa faktorë që nuk e justifikojnë rëndësinë e saj. Vendi vijon të jetë një importues neto i prodhimeve bujqësore. Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE-së, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4.7 herë më shumë se sa eksporton. Kjo ecuri tregon se vendi ndodhet në inercinë e trashëgimisë së para viteve ‘90, pa mundur të modernizojë dhe të përshtasë sektorin me nevojat e reja të ekonomisë së tregut. Përkundrazi, masat e marra në vitet 1991 me “masakrën” në copëzimin e tokës për frymë, financimet me pikatore dhe politikat fragmentare të zhvillimit e kanë çorientuar zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të sektorit. Bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarve me (39.7% të totalit) dhe me kontributin në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sektori është përfshirë në një sërë vështirësish ciklike, pa mundur të orientohet drejt zinxhirit të vlerave. Pas shkëlqimit në dukje të rritjes së eksporteve me 25% më 2015-n, totali i prodhimit bujqësor ka pësuar rënie me 0.93% më 2015-s, sipas të dhënave të INSTAT./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Presidenti Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.

Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.

Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.

Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.

“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.

LEXO EDHE:  Borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe individëve/ Zbardhen shifrat e frikshme

LEXO EDHE:  “Turp, i bën fresk qeverisë”/ Plas debati mes Piperos dhe Dashos



Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.

Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.

Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.

Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli mbështet protestat/  “Shuplakë” qeverisë dhe opozitës

LEXO EDHE:  Situata kaotike me plehrat në Durrës/ Qeveria “zotohet” për financim: Të zgjidhet urgjent problemi me mbetjet



Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendet e PD/ Alizoti:Partia në situatën më të vështirë në 30 vjet

Publikuar

-

Nga

Deputeti Tomor Alizoi ka komentuar krizën në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendeve, atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga delegatët dhe atë të datës 18 dhjetor nga Lulizim Basha.

Deputeti demokrat ka thënë në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.



Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, tha Alizoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE