LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/ 17 vjet nga masakra e Qyshkut

14 Maj 2016, 06:47, Kosova & Bota CNA

Sot shënohen 17 vjet nga masakra e Qyshkut, e cila ka ndodhur më 14 maj 1999 në Kosovë,

Në këtë masakër, e cila ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj.

Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur ?Çakallët?, janë arrestuar dhe dënuar në Beograd, shkruan KP.

Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër ? gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete, kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë./ Citynews

20:06 Kosova & Bota

Kujdes Donald Trump!

Donald Trump është sigurisht kandidati më i pazakontë për pr...

Lajmet e fundit nga